Heshtje zgjedhore në Kosovë

Aktuale

Heshtje zgjedhore në Kosovë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustruese

Edhe zyrtarisht, në Kosovë sot është heshtje zgjedhore para votimeve të së nesërmes për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Fushata nisi që nga 2 shkurti, ku kandidatët për kryeministër dhe ata për deputetë kanë shpalosur para qytetarëve premtimet dhe planet e tyre gjatë mandatit të ri.

Në këto zgjedhje, sipas KQZ-së, kanë të drejtë vote 1,794,862 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Nesër, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë për parti të ndryshme politike.

Ndërkaq, që nga mbrëmë është përmbyllur periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka pranuar 38 mijë e 339 pako nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat