Ku voton Hoti, Limaj dhe Mustafa?

Aktuale

Ku voton Hoti, Limaj dhe Mustafa?

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Në mëngjes, por jo fort herët e ka lënë për të votuar Enver Hoxhaj.

Kryetari në detyrë i PDK-së votën e tij do ta hedhë në në Fakultetin e Filologjisë në orën 10:30.

Një orë më herët, Avdullah Hoti me bashkëshorten e tij Servete Hoti, janë para kutive të votimit në Fakultetin Filologjik .

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe bashkëshortja e tij Qefsere Mustafa, në orën 10:30 do të hedhin votat e tyre në shkollën fillore të kryeqytetit, “Emin Duraku”.

Ndërkaq, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, voton në ora 11:00, në shkollën fillore “Faik Konica”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat