Voton Vjosa Osmani, fton të gjithë qytetarët të dalin të votojnë

Aktuale

Voton Vjosa Osmani, fton të gjithë qytetarët të dalin të votojnë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:18
Vjosa Osmani

(E plotësuar 10:41) - Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të dalin masovikisht për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Osmani e cila garon si e dyta në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi shfrytëzoi të drejtën e saj për të votuar, ftoi veçanërisht gratë dhe vajzat e Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces, pasi pohoi se barazia fillon te kutitë e votimeve.

Osmani: Barazia fillon te kutitë e votimeve

“Natyrisht që është një ditë e ftohtë, por i ftojë gjithë qytetarët tanë masovikisht të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin. E një ftesë e veçantë për gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces, sepse barazia fillon tek kutitë e votimeve”, tha ajo.

Pretenduesja për një mandat të plotë si presidente, ditën e sotme e cilësoi si ditë të bardhë, ku qytetarët do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre.

Osmani: Sot është një ditë e bardhë për Kosovën

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë pa dallim përmes vullnetit të tyre të lirë do të përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre. Shtëpisë sonë të përbashkët, do ta përcaktojnë fatin e vendit, por edhe të tyre individual”, tha ajo.

E shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat, Osmani votoi në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

***

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka votuar pak minuta më parë në Fakultetin Teknik.

Osmani para mediave ka ftuar qytetarët të dalin në votime.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, një ditë ku qytetarët do të përcaktojnë të ardhmën e tyre, fatin e vendit. I ftoj qytetarët që masovikishtë të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për venditn. Një ftes e veçantë për të gjitha gratë që të votojnë. Falenderoj mërgatën që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.

***

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka hedhur votën e saj së bashku me bashkëshortin e saj.

Osmani së bashku me bashkëshortin e saj kanë votuar në qendrën e votimit në Prishtinë.

Me Osmanin ishin edhe vajzat e saj.

Ajo ftoi të gjith qytetarët të votojnë me maturi.

E pyetur nga qytetarët se cilat janë pritshmërit e saj, ajo u shpreh që duhet të presim sot të dalin në votim të gjith qytetarët e pastaj të flasim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat