Kandidati për deputet i VV-së: Ja çfarë po ndodh në Drenicë nga militantët e PDK-së

Aktuale

Kandidati për deputet i VV-së: Ja çfarë po ndodh në Drenicë nga militantët e PDK-së

Nga: D.RR Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Ilustrim

Kandidati për deputet nga lista e Vetëvendosjes, Liri Loshi, në një postim në Facebook ka thënë se në Drenicë po nodhin parregullësi të mëdha. 

Ai thotë se atje militantët e PDK-së po ushtrojnë presion që të votohet PDK-ja. 

Ai e konsideron këtë presion si të patolerueshëm. 

Loshi bën thirrje që organet e rendit t’i ndihmojnë qytetarët të mos iu cenohet vullneti i tyre dhe preferenca për të votuar. 

Postimi i plotë: 

Unë jam në Prishtinë, por lajmet nga Drenica flasin për prani të zyrtareve dhe militantëve të PDK-së në vendvotimet e komunës së Skenderajt, të cilët po ushtrojnë presion që të votohet për PDK-në. Kjo sjellje dhe ky presion janë të patolerueshme. Thërras organet e rendit që t’i ndihmojnë qytetarët të mos iu cenohet vullneti i tyre dhe preferenca për të votuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat