5 më të votuarit e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

Aktuale

5 më të votuarit e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Vetëvendosje

Anipse Komuna e Gjilanit njihej si një nga bastionet e Lidhjes Demokratike të Kosovës nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit, Lëvizja Vetëvendosje arriti që të fitojë duke marrë mbi 60% të votave edhe në këtë komunë.

Kësisoj nga kjo komunë janë pesë deputetë që kanë arritur të mbledhin mijëra vota nga qytetarët të cilët ia besuan atë.

Më së shumti vota nga kandidatura e VV-së në Gjilan kanë arritur të marrin Alban Hyseni, Arbëreshë Kryeziu, Arijetë Rexhepi, Luan Aliu dhe Labinotë Demi.

Siç mësohet Hyseni ka arritur të fitojë 11 mijë vota e pas tij renditet Arbëreshë Kryeziu me 9 mijë vota, Arijetë Rexhepi 8 mijë vota, Luan Aliu afro 7 mijë vota dhe Labinotë Demi me mbi 6 mijë vota.

Në listën e VV-së nga Komuna e Gjilanit pati edhe disa emra të njohur si Hydajet Hyseni, Shqipe Mehmeti-Selimi, Adriana Matoshi dhe Doarsa Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat