​Osmani: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë

Aktuale

​Osmani: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani gjatë ditës ka marrë urime të shumta nga liderë botërorë me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ajo me këtë rast ka falënderuar mbretëreshën britanike Elisabet II, presidentin gjerman Frank Steinmeir, atë francez Emmanuel Macron dhe italian Sergio Mattarela për urimet e dërguara për ditën e pavarësisë së Kosovës.

“Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë”, shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar.

Falënderoj përzemërsisht Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë italian Sergio Mattarela si dhe aleatët e tjerë të shumtë për fjalët e sinqerta dhe konfirmimin e përkushtimit të tyre për fuqizimin e shtetit tonë brenda dhe jashtë kufinjve.

Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat