Agon Maliqi: Ja ku duhet mbështetur Albin Kurtin

Aktuale

Agon Maliqi: Ja ku duhet mbështetur Albin Kurtin

Nga: A.Zh Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Agon Maliqi

Analisti i çështjeve politike Agon Maliqi, ka thënë se Albin Kurti, duhet mbështetur aty ku synimet e qeverisë së re përputhen me synimet e Kosovës.

Ai ka thënë se opozita dhe shoqëria civile duhet të mbesin kritike ndaj qeverisë, por jo deri në sabotim të interesave të shtetit për interesa personale, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të jetë armike e vetvetes.

Postimi i plotë i Maliqit në Facebook:

Kurti duhet mbështetur aty ku do të ketë të drejtë dhe ku synimet e qeverisë së re përputhen me synimet e Kosovës.

Opozita e re dhe shoqëria civile (ajo që do të mbetet) duhet të mbeten kritike por nuk duhet ta përsërisin modelin e kundërshtimit të bazuar në inate, urrejtje personale dhe klasore, e që me raste shkuan deri edhe në sabotim të interesave të shtetit për interesa të ngushta.

Me gjithë këta armiq të jashtëm, Kosova nuk e ka luksin të vazhdojë të jetë armike e vetvetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat