Kjo është kandidatja më e votuar e VV-së në Prizren

Aktuale

Kjo është kandidatja më e votuar e VV-së në Prizren

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:26
LVV

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Drita Millaku, sipas të dhënave brenda këtij subjekti politik, në Prizren ka grumbulluar rreth 7 mijë vota në zgjedhjet e së dielës.

Lëvizja Vetëvendosje në komunën e Prizrenit ka arritur në 28.975 vota.

Në bazë të rezultateve brenda subjekteve tjera politike, këto 7 mijë vota atë e bëjnë kandidaten më të votuar nga të tjerat në komunën e Prizrenit.

Ndërkaq nuk dihet ende sa është numri total i votave që kandidatët kanë marrë në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat