Kurti pret në takim ambasadori e Shqipërisë: Qeveritë tona të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci

Aktuale

Kurti pret në takim ambasadori e Shqipërisë: Qeveritë tona të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci

Nga: A.SH Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:25
Foto nga takimi

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi është pritur në takim nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Ata gjatë takimi thekuna se qeveritë tona duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon.

Shkrimi në Facebook:

Sot, Ambasadori Minxhozi i shoqëruar nga sekretarja e parë, znj. Klodiana Karaj, u prit në takim nga kryetari i LVV-së, z. Albin Kurti dhe asistententja ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Ambasadori e përgëzoi z. Kurti për fushatën e qetë zgjedhore, procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor, pa incidente, si dhe fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë, u shpreh z. Kurti, dhe për këtë ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë në funksion të realizimit të këtij qëllimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat