Ngritja dhe rënia e partive politike në 20 vjet

Aktuale

Ngritja dhe rënia e partive politike në 20 vjet

Nga: A.Morina Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Me 14 shkurt u mbajtën zgjedhjet e shtata parlamentare në Kosovë. Në këto zgjedhje kishte shumë befasi në rezultate zgjedhore, ku Lëvizja Vetëvendosje u shpallë fituese me mbi 47 % të votave të përgjithshme elektorale. Ndërsa, LDK dhe PDK kishin rënien më të madhe elektorale në historinë e tyre, shkruan "Bota sot".

Që nga zgjedhjet e para të mbajtura paslufta në vitin 2001, partitë politike në Kosovës kishin rëniet dhe ngritjet e tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, atë kohë Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Presidentin Ibrahim Rugova mori mbi 45% të votave, njëherësh rezultati më i mirë zgjedhor në historinë e LDK-së.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës u radhit e dyta me 25.7% dhe AAK e treta me 7.8 %.

Mirëpo, gjatë viteve kjo ndryshoi, ku në zgjedhjet e vitit 2007, PDK u ngrit si parti politike e cila fitoi zgjedhjet, me një rezultat prej 34%. Kurse, LDK dhe AAK u renditën pas saj.

Në vitin 2010, Vetëvendosje hyri për herë të parë në një garë zgjedhore ku në këtë vit fitoi 12 %, dhe arriti të radhitej e treta pas PDK-së dhe LDK-së, duke lënë pas AAK-në.

Hyrja e VV-së në skenën politike ndikoi shumë te subjektet e tjera politike, gjë që u vërtetua edhe në këto zgjedhjet e fundit parlamentare.

Më poshtë e gjeni grafikun me rezultatet e partive politike në të gjitha zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë, që nga viti 2001:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat