Berisha: E padrejtë heshtja e institucioneve, ambasadave për rastin e Listës Serbe

Aktuale

Berisha: E padrejtë heshtja e institucioneve, ambasadave për rastin e Listës Serbe

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Veton Berisha

Pas shqetësimeve të ngritura nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE) mbi dyshimet lidhur me orkestrimin e votave nga subjekti politik “Lista Serbe” në bashkëveprim me subjektin politik “Romani Iniciativa” si dhe duke u bazuar në reagimet e shumta të pranuara nga komunitetit Egjiptian, Veton Berisha nga PLE e ka konsideruar si të padrejtë heshtjen e institucioneve kompetente shtetërore, përfaqësuesve të subjekteve të mëdha politike, organizatave ndërkombëtare, ambasadave të huaja dhe të një pjese të shoqërisë civile.

Sipas tij, mos marrja parasysh e shqetësimeve mbi ndikimin e dhunshëm në vullnetin e votuesve në rastin konkret të Subjektit Politik “Romani Iniciativa” nën dirigjimin e “Listës Serbe” rezulton negativisht dhe drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve si dhe mund të dëmtojë seriozisht tërë procesin zgjedhor në Kosovë.

“Kosova ka qenë shembull i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve në të gjitha nivelet në Kosovë dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme në arritjen e objektivave për integrime evropiane, ndikimet e tilla të drejtpërdrejta në vullnetin e votuesve nga subjekti politik “Romani Iniciativa” përmes “Listës Serbe” është shembulli më i keq dhe pengesë në arritjen e këtyre objektivave”, tha ai.

PLE bënë thirrje të gjitha mekanizmave vendore dhe ndërkombëtare që në kuadër të fushë veprimtarisë së tyre të reagojnë urgjentisht në mënyrë që të vendoset drejtë manifestimi i vullnetit të lirë të votuesve si dhe të evitohet dëmtimi i mundshëm i vet procesit zgjedhor në përgjithësi.

“PLE si parti serioze parlamentare, e cila tash e tetë vite përfaqëson komunitetin Egjiptian, kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë anulimin e votave në të gjitha vendbanimet serbe, në të cilat nuk jeton komuniteti rom.”

Gjithashtu PLE ju bënë thirrje qytetarëve të komunitetit Egjiptian në Kosovë dhe jashtë saj që të jenë të qetë dhe të matur dhe mos të bien në provokime të individëve apo grupeve të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat