Krenar Shala: Ja kush e solli Listën Serbe në Kosovë

Aktuale

Krenar Shala: Ja kush e solli Listën Serbe në Kosovë

Nga: N.SH Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Krenar Shala

Analisti politik, Krenar Shala, thotë se Lista Serbe, parti e qeverisë së Beogradit, po i kërcënon, shantazhon dhe i nxitë votuesit që të votojnë dikë pa dëshirën e tyre. Sipas Shalës, ata kanë cenuar përfaqësimin e bashkësisë boshnjake dhe rome.

Shala e quan Listën Serbe parti antidemokratike e cila është krijuar nga marrëveshja e Brukselit e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

“Lista Serbe nuk e njeh Kosovën por i shfrytëzon burimet që ia ofron shteti për sabotimin e këtij të fundit”, shkruan Shala në Facebook.

Sipas tij, Lista Serbe është e rrezikshme për kohezionin social dhe procesin e konsolidimit demokratik të shoqërisë.

Postimi i plotë:

Lista Serbe - kjo parti e qeverisë në Beograd e cila i kërcënon njerëzit, i shantazhon, i nxitë votuesit me votu dikon pa dëshirën e tyne...tani, në zgjedhjet e fundit, e ka ndërmarr një veprim duke cenuar përfaqësimin e bashkësisë boshnjake dhe asaj rome - gjë që është në kundërshtim me frymën e kushtetutës sonë. Pra kemi të bëjmë në thelb me një parti anti-demokratike. Asnjë parti politike serbe nuk po mundet me ardhë në pah prej që u kriju Lista Serbe nga marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar nga Thaçi-Vučić. Harrova edhe ni sen: Lista Serbe nuk e njeh Kosovën por i shfrytëzon burimet që ia ofron shteti për sabotimin e këtij të fundit. Kjo parti është e rrezikshme për kohezionin social dhe procesin e konsolidimit demokratik të shoqërisë. Duke e patur një qasje të tillë jo-demokratike, kjo listë është duke punuar natë e ditë që të mbaj gjallë segregacionin social dhe po e bën kështu praktikisht të pamundur bashkëjetesën e bashkësive etnike. Duke i marr parasysh problemet e lartpërmendura, qeveria e re duhet kadale, me forcën e ligjit, përmes politikave zhvillimore, me e bo këtë forcë politike amorte dhe kështu me e çlirua bashkësinë serbe nga ndikimi negativ që po manifestohet me mos-integrimin në shoqërinë e Kosovës, përkundër investimeve të hatashme që jonë bo në këtë drejtim në 20 vitet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat