Vijnë shkarkimet e para nga Besian Mustafa

Aktuale

Vijnë shkarkimet e para nga Besian Mustafa

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Besian Mustafa

(E plotësuar 15:50) - Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka ndërmarrë hapa pas arrestimit të 10 zyrtarëve të këtij dikasteri.

Mustafa ka suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e agjencisë dhe 5 zyrtarë të tjerë.

“Pas konfirmimit të aktakuzës nga Prokurori i Shtetit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kam suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e Agjencisë dhe Zhvillimit Ekonomik dhe 5 zyrtarë të tjerë”, tha ministri Mustafa.  

Mustafa e pranon: Prej janarit jemi duke i hetuar njerëzit që sot u arrestuan

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në disa lokacione të vendit, ku janë arrestuar 12 zyrtarë të shtetit. Përveç arrestimeve, në në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar gati gjysmë milioni euro.

Aksioni është zhvilluar edhe në ambientet e Ministrisë se Bujqesise, e ku në mesin e të arrestuar e janë edhe disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Ministria e Bujqesisë.

Ministri në detyrë i këtij dikasteri qeveritar, Besian Mustafa, në një konferencë për media tha se ndryshimet në AZHB kanë ardhur qysh prej fillimit të mandatit të tij.

Mustafa theksoi se nga kjo Agjanci ka shkarkuar pikërisht ish-kryeshefin për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj tij.

“Në këtë drejtim në fillim të mandatit pas konfirmimit të aktakuzës nga Prokurori i Shteti e kam shkakuar sekretarin dhe kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Nuk dua të përfitoj politikisht nga zhvillimet në AZHB“, ka thënë ai.

Ai tha se edhe në këtë rast kanë bashkëpuniar me organet e dretësisë.

“Falenderoj organet e drejtësise për punën e tyre dhe do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë. Shpresoj që herimet të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit. Për më shumë detaje e keni dëgjuar prokurorin dhe nuk dua të komentojë. Të gjitha veprimet tona kanë qenë në koordinim me organet e shtetit“, deklaroi më tutje Mustafa.

I pyetur se a është  aksioni  me prapavije politike. Për shkak se është kryer në komunat që udhëhiqet mga LDK’ja, ai tha se ky rast nuk është aspak politik.

“Kjo çështje nuk është politike dhe e thash edhe më herët që nuk dua të komentojë. Ka qenë një aksion i organeve të drejtësisë”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë rast sot gjatë ditës është deklaruar edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai tha se të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas tij, grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave për këtë rast ka filluar nga muaji janar.

“Nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar se duhet të zbatohen masat e fshehta dhe ato të vezhgimit, kemi ardhë në përfundim që të bastisen disa lokale ku mund të gjenden para të përfituara kundërligjshëm…Kemi bërë bastisjen e lokaleve, ku gjatë bastisjes kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, lapo top , kompjuterë telefona, etj.Që do të shërbejnë për procedurat e ardhshme”, tha Lumezi.

Në ndërkohë Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.

“Sot gjatë ditës nga Drejtoria për Krime dhe Kundër-Korrupsion janë sekuestruar një shumë e madhe e parave, diku afër 400 mijë euro. Saktësisht ende nuk e dimë por sillen aty diku”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat