Dega e Anton Qunit nuk e di nëse do ta përkrahë atë për kryetar të LDK-së

Aktuale

Dega e Anton Qunit nuk e di nëse do ta përkrahë atë për kryetar të LDK-së

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:07
Anton Quni

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë, në të cilën kanë bërë përgatitje për datën e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së, pozitë kjo e cila ka mbetur e lirë që nga dorëheqja e Isa Mustafës një ditë pas zgjedhjeve të 14-shkurtit, për arsyeje të rezultatit më të dobët që nga themelimi si parti.

Në zgjedhjet e 14-shkurtit, LDK-ja doli e treta duke marrë 103.507 vota ose 13.08% të totalit të votave dhe nuk arriti që të dilte as edhe në një komunë të vetme e para si parti, deri tani, ambicie për të udhëhequr me LDK-në pas debaklit të 14 shkurtit ka shprehur Anton Quni dhe Lutfi Haziri, derisa si emra të mundshëm janë edhe Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala.

Në një prononcim, sekretari i degës së LDK-së në Prizren, Nderim Gashi, ka folur rreth përfaqësimit të delegatëve në Kuvend të Lidhjes Demokratike dhe kandidatëve për kryetar të partisë.

“Ende nuk është mbyll çështja e kandidaturave, nuk e dimë saktë se kush do të kandidoj”, u shpreh fillimisht ai.

I pyetur se në rast të zyrtarizmit të Anton Qunit si kandidat për kryetar të LDK-së, a ka përkrahjen e delegatëve të degës së Prizrenit, ai u shpreh se nuk mundet të jep përgjigje të saktë.

“Jemi duke i mbledh rezultatet dhe do të dalim me një analizë pasi kemi pas një rezultat jo të mirë edhe ne nivel lokal, nuk kemi pas kohë me mëndu për kandidaturë qendrorë, nuk mundem me të dhënë një përgjigje të saktë për këtë nuk e di”, u deklarua sekretari i degës së LDK-së në Prizren.

Në komunën e Prizrenit, Lidhja Demokratike ka marrë 6.164 vota ose 9.70% të totalit të votave të përgjithshme dhe kryetari i degës, Quni ka marr 2188 vota duke qenë më i votuari nga kandidatët për deputet, i cili gjithashtu ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat