Në orën 18:00 fillon numërimi i votave me kusht

Aktuale

Në orën 18:00 fillon numërimi i votave me kusht

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:36
Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Procesi do të fillojë në ora 18:00.

“Po punojmë shumë që të dielën të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta.

Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat