Policia jep detaje për sulmin kibernetik në Ministrinë e Financave

Aktuale

Policia jep detaje për sulmin kibernetik në Ministrinë e Financave

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që u publikua se sot gjatë ditës ka pasur një sulm kibernetik në Ministrinë e Financave, respektivisht në Departamentin e Tatimeve.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e  specialisteve të policisë për hetimin e krimeve te tilla në koordinim me  institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur.”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se është një sulm diçka, por  që nuk e ka dëmtuar sistemin.

“Ka pasur tentim sulm, tashmë jemi duke u marrë me atë çështje që të rregullohet” ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat