KQZ nis numërimin e votave me kusht

Aktuale

KQZ nis numërimin e votave me kusht

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:32
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesi i numërimit të votave me kusht.

Numërimi i këtyre votave ka filluar sot (e diel), në orën 18:00.

“45 vëzhgues për një subjekt politik kanë të drejtë të vëzhgojnë procesin e numërimit të votave me kusht”, ka njoftuar KQZ-ja.

Ndërkohë, shërbimi votues i KQZ-së të premten në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime. Nga rezultatet preliminare janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe.

KQZ-ja pritet që në fillim të javës së ardhshme të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare duke i hap kështu rrugë formimin të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat