Lajçak nesër në Kosovë, kjo është përgjigja e Kurtit

Aktuale

Lajçak nesër në Kosovë, kjo është përgjigja e Kurtit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:44
Albin Kurti dhe Lajçak

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nesër do të qëndrojë në Kosovë ku do të takohet edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti kur u pyet nëse do të takohet nesër me Lajçakun.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha shkurt Kurti.

Gjatë javës së ardhshme Lajçak përveç në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat