Çka paralajmëron vizita e Lajçakut, sipas Hotit

Aktuale

Çka paralajmëron vizita e Lajçakut, sipas Hotit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:22
Miroslav Lajçak

Vizita për tri ditë rresht e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovë, nga profesori i të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, po shihet si rutinore.

Hoti tha se vizita e tij ishte paralajmëruar kohë më parë. Madje sipas tij, kjo është sinjal që dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë menjëherë pas formimit të Qeverisë së re të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Po parimisht është pritë sepse në mënyrë të vazhdueshme kemi pasur paralajmërime që pas zgjedhjeve në Kosovë duhet të intensifikohet agjenda e bisedimeve dhe tash duket që ky proces po merr formë pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë dhe administratës së re amerikane. Si duket janë bashkërenduar veprimet në mes dy akterëve pra evropianëve dhe shteteve të bashkuara, dhe në momentin e parë që të krijohet qeveria e re, pritet që të ristartohet procesi i bisedimeve”, tha Hoti.

Hoti u shpreh poashtu lidhur me  deklarimet e Shefit të Zyrës së BE-së, Thomas Young që Kosova duhet të duhet të bind vet shtetet që nuk e kanë njohur, duke theksuar që puna kryesore e marrjes së njohjeve është për të argumentuar që shtetësia jonë të pranohet dhe  jo të shtrijnë dorën aty ku nuk munden.

“Normalisht këtu mendoj që është deklaratë e cila qëndron relativisht, për faktin që u morr vesh puna kryesore e marrjes së njohjeve është çështja e bindjes nga autoritetet kosovare, pra në kuptimin e përdorimit të argumenteve që shtetësia respektivisht lindja e shtetit të Kosovës është një diçka faktike që po e ndihmon stabilitetin, po e ndihmon atë që ne i themi si vlera universale që ka sot bota”.

“Megjithatë nisur nga dinamizmi shumë i madh i raporteve ndërkombëtare shtetet përdorin edhe lobime të ndryshme për të shtrirë dorën aty ku nuk munden, mbi këtë bazë jo vetëm Kosova por edhe Serbia për të arritur efektin e kundërt përdor grupe ose strategji të ndryshme lobuese për të bindur shtetet tjerë për njohje, respektivisht tërheqje njohje atë që po e promovon Serbia”, theksoi mes tjerash ai.

“U morr vesh detyra kryesore dhe puna parësore bie barrë e institucioneve bie barrë e Kosovës, sido që të jetë është shumë e rrugës dhe e nevojshme që veprimet e Kosovës ashtu siç janë të matura, u morr vesh të jenë të koordinuara me partnerët tanë strategjik në mënyrë që definitivisht të përmbyllet çështja e njohjeve”, përfundoi Hoti.

Hoti tha se vizita e tij ishte paralajmëruar kohë më parë. Madje sipas tij, kjo është sinjal që dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë menjëherë pas formimit të Qeverisë së re të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat