Ja kush do ta udhëheq seancën e parë të Kuvendit të ri

Aktuale

Ja kush do ta udhëheq seancën e parë të Kuvendit të ri

Më: 1 mars 2021 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Me shumë gjasë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës do të bëhet gjatë muajit mars.

Kjo pritet të ndodhë jo më larg se 30 ditë nga momenti i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.

Nga ky institucion thonë se shpallja e rezultateve do të ndodhë gjatë kësaj jave.

Zakonisht periudha nga shpallja e deri në certifikim të zgjedhjeve, zgjatë rreth 10 ditë, që më pas delegohet kompetenca për thirrje të seancës nga ana e Presidentes.

Seancën e parë të legjislaturës së 8-të do ta udhëheq deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i Lëvizjes Vetëvendosje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat