Islami: Haradinaj vlerë e UÇK-së për president

Aktuale

Islami: Haradinaj vlerë e UÇK-së për president

Më: 2 mars 2021 Në ora: 00:47
Dardan Islami

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, i cili garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit, Dardan Islami, ka treguar që nuk ka arritur t’i fitojë votat për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Nuk kam pasë shpresë që do të bëhem deputet, pasi jam kyçur vonë. Nuk kam bërë fushatë në terren, pasi i kam respektuar rregullat e pandemisë. Ka qenë kohë e shkurtër, ka qenë fushatë moderne e qetë, por gjithsesi mendoj që ka qenë një fushatë shumë e mirë”.

Islami tha që synimin kryesor e kanë që Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës.

“Jam i kënaqur pasi ka qenë një frymë e qartë që e pamë të gjithë që arriti t’i çmontojë partitë tjera. Si aleancë, kemi qenë mirë me 9 deputetë. Kur ke parasysh rezultatin përfundimtar, mendoj që AAK-ja ka numra mjaft për të qenë një partner në koalicion i qëndrueshëm me fituesit e zgjedhjeve të cilët janë Albini dhe Vjosa”.

Ai theksoi që është shumë me rëndësi që si president të jetë një figurë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), siç është ajo e Ramush Haradinajt.

“Haradinaj është i vetmi në lojë, i cili përfaqëson vlerat e UÇK-së dhe si i tillë do t’i ndihmonte edhe koalicionit edhe Albin Kurtit që ta ketë president. LDK-ja dhe PDK-ja mes Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt, më përpara do ta votonin Haradinajn”.

“Më përpara e kisha kyç një figurë të tillë në lojë, pasi është në dëm të Kurtit që mos të ketë një figurë të tillë si ajo e Haradinajt, i cili deri tash ka dëshmuar që besën nuk e then. Mendoj që partner më serioz se Haradinaj nuk do të ketë Kurti nga të tjerët”.

Islami tha gjithashtu që Ramush Hardinaj është më i pjekur politikisht se Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat