Bleron Baraliut i ndodhë e papritura në Kosovë

Aktuale

Bleron Baraliut i ndodhë e papritura në Kosovë

Nga: H.O. Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:19
Bleron Baraliu

Analisti politik Bleron Baraliu i cili ka ardhur në Kosovë para pak javësh, përmes një postimi në Facebook thotë se është infektuar me Covid vetëm dy ditë para nisjes për në New York.

Baraliu thotë se ka jetuar në mes të kulmit të pandemisë në Amerikë, mirëpo në Prishtinë nuk i shpëtoi virusit.

Analisti nga Amerika thotë se ndonëse është dalë pozitiv nuk ka simptoma të rënda.

Ai shkruan se kishte menduar të qëndronte deri të krijohet qeveria e re dhe tani thotë se qeveria e re mund ta zë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Me ardhë n'Kosovë e mos me marr Covid, paskërka qenë si me shkua n'peshkim e mos u lagë! 🤦🏻‍️😡😥😅. Dhe natyrisht se kjo s'kishte si mos të ndodhte mu dy ditë para kthimit për NeëYork.  Imagjino, kam jetuar në NY në kulmin e pandemise dhe kam shpëtuar, por harro këtë në nonshalancën e Prishtinës 😀

Të premten kam rezultuar negativ (pas një rasti kontakti të konfirmuar të enjten), por pas një temperature të lehtë te Dielën, dje jam testuar sërish dhe kam rezultuar Sarscov2+.  Përndryshe asgjë për t'u brengosur deri më tani, anash pak temp dhe nevojës së shtuar për pushim...

Kur më pyesnin 'sa ke me nejtë?' sapo pata ardhë, përgjigjesha me shaka: 'deri sa ta krijojmë qeverinë!😅'. Tash shakaja duket të ketë qenë mbi mua, sepse vërtetë po e zënkam qeverinë e re!😱🤦🏻‍️😅

Ndoshta karantimin duhet ta bëjë në qendrën e pakontestueshme të botës, aty ku nuk kam kaluar mbi 3 ditë rresht prej se jam ndarë😥, aty ku dashuria dhe e çiltërta mbërrin zenitin - në Bukosh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat