Lajçak duhet t’i japë ‘oksigjeno-terapi’ dialogut të Brukselit

Aktuale

Lajçak duhet t’i japë ‘oksigjeno-terapi’ dialogut të Brukselit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:02
Lajcak

Opinionisti Blerim Shala, po vlerëson se ka mjaftueshëm argumente, që rezultojnë në konkludimin që autoritetet në ardhje më të larta të Kosovës, s’do duhej të gabonin nga e kaluara, duke shmangur dialogun në Bruksel.

Sipas tij, kjo s’do duhej të ndodhte as duke gjetur arsyetime, për të mos udhëtuar në Bruksel.

Megjithatë, ish-këshilltari presidencial, potencon nevojën e një vëmendje të veçantë të Miroslav Lajçak, që dialogu mes Kosovës e Serbisë, të rimëkëmbet.

”Lajçak duhet t’i jep ‘oskigjeno-terapi’ dialogut të Brukselit, i cili është në gjendje ‘kome’, që nga fillimi i muajit shtator të vitit të kaluar, kur ndodhi takimi i mbramë në mes Kryeministrit (të atëhershëm), Avdullah Hotit dhe Presidentit Vuçiq”.

”Pra, ideja mbizotëruese në Bruksel (me gjasë, edhe në kryeqendrat tjera kryesore të Perëndimit), është që të vazhdohet me Procesin e Brukselit, me Takimet e rregullta në të ardhmen e afërt në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, edhe nëse ky dialog sivjet (së paku), nuk pritet të prodhojë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Në të kundërtën, Shala, thotë se nëse nuk ka marrëveshje përfundimtare, kjo periudhë do shfrytëzohej për tema të vjetra, atë të zbatmit të marrëeshjeve të arritura në harkun kohor 2011-2015.

”Tek e mbrama, ky dialog, si i tillë, do të mund të shfrytëzohej, gjatë këtij viti, për t’iu kthyer ’Temës kujdestare’ të zbatimit të Marrëveshjeve të arritura në atë periudhën e parë të bisedimeve teknike dhe politike në Bruksel, apo, në harkun kohor 2011-2015”, shprehet Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat