Këshilli Prokurorial suspendon Lavdim Krasniqin

Aktuale

Këshilli Prokurorial suspendon Lavdim Krasniqin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:06
Lavdim Krasniqi

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.

Krasniqi u arrestua nën dyshimin për veprat penale si keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Pas kësaj, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për suspendim të të njëjtit me pagesë 50% të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

Përpos kësaj pas Krasniqit është arrestuar edhe një zyrtare tjetër pjesë e Këshillit Prokurorial, e dyshuar për veprën penale “ Mosparalajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit (SKPK), Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.Po ashtu, sot Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e një zyrtareje të Sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të vazhdimit të funksionimit të administratës së sistemit prokurorial në përgjithësi, KPK-ja po sot caktoi Ushtrues të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqin – Udhëheqës i Zyrës Ligjore. ​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat