Shasha tregon cilat janë qëllimet e Rusisë dhe Serbisë

Aktuale

Shasha tregon cilat janë qëllimet e Rusisë dhe Serbisë

Nga: A.M. Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:11
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka folur për qëllimet e Serbisë dhe të Rusisë.

Ai në një postim në Facebook, ka përmendur disa veprime të cilat i kanë përdorur Rusia dhe Serbia në rastin e Kosovës dhe të Ukrainës.

“Qëllimet e Rusisë dhe Serbisë janë një. Cenimi i integritetit territorial të vendeve sovrane me qellim të krijimit të precedentëve të cilat do janë themelet e rishkruarjes së hartës së kufijve të Evropës”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, Shasha është shprehur se ky është një shteg drejt rilindjes së Bashkimit Sovjetik modern dhe Serbisë së Madhe.

Postimi i plotë:

Rusia konteston integritetin territorial të Ukrainës.

Serbia konteston integritetin territorial të Kosovës.

Rusia kontrollon një pjesë të territorit Ukrainës.

Serbia kontrollon një pjesë të territorit Kosovës.

Rusia dëshiron autonomi për një pjesë territorit të Ukrainës.

Serbia dëshiron autonomi për një pjesë territorit të Kosovës.

Qëllimet e Rusisë dhe Serbisë janë një. Cenimi i integritetit territorial të vendeve sovrane me qellim të krijimit të precedentëve të cilat do janë themelet e rishkruarjes së hartës së kufijve të Evropës. Një shteg drejt rilindjes së Bashkimit Sovjetik modern dhe Serbisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat