Ministria e Financave me njoftim për pagesën e dytë të shtesave për mësimdhënësit

Aktuale

Ministria e Financave me njoftim për pagesën e dytë të shtesave për mësimdhënësit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:11
Ministria e Financave

Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.

Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021.

Konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat