Vazhdon “lufta” ndërmjet Agim Veliut e Arban Abrashit

Aktuale

Vazhdon “lufta” ndërmjet Agim Veliut e Arban Abrashit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Po vazhdon “përplasja” në distancë mes ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe atij të Infrastrukturës, Arban Abrashi, rreth shkarkimit të sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi.

Media  ka raportuar për faktin që Abrashi e ka shkarkuar Bytyqin, me një vendim të nënshkruar gjatë ditës së hënë.

Një ditë më pas, me nënshkrim të Agim Veliut, u anulua vendimi për shkarkimin e Izedin Bytyqi nga pozita e sekretarit në MI.

Por, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë sërish një vendim gjatë ditës së sotme, për shkarkimin e Izedin Bytyqin.

Këtë vendim të siguruar, Abrashi vendos sërish ta shkarkojë Izedin Bytyqit, pavarësisht anulimit që i ishte bërë nga ana e Agim Veliut.

Kjo tregon edhe tensionet mes tyre brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat