Këto ishin 420 pyetjet e Murat Jasharit për Xhavit Halitin

Aktuale

Këto ishin 420 pyetjet e Murat Jasharit për Xhavit Halitin

Nga: N.Sh Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:15
Xhavit Haliti dhe Murat Jashari

Vëllai i heroit Ismet Jasharit - komandantit “Kumanova”, Murati ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Jashari ka katër vite që ishte duke u përballur me drejtësinë në Kosovë.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit të këtij viti e ka shpallur fajtorë Murat Jasharin, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.

Murat Jashari kohë më parë u kishte shkruar letra publike Hashim Thaçit, Fatmir Limajt dhe Xhavit Halitit, ku i akuzonte për shumë gjëra.

Gazeta “Bota sot”, i kishte publikuar të gjitha këto letra me vazhdime.

Sot, do ta publikojmë një letër të gjatë me pyetje të Jasharit drejtuar Xhavit Halitit.

Letra e Murat Jasharit e titulluar “letra numër 5”

1. Si munde të arratiseshe nga burgu i sigurisë së lartë pa të hy as një gjemb në këmbë, si askush deri atëherë?

2. Kush të paralajmëroi se kanë filluar arrestimet?

3. Arrestimi filloj më 3 Nëntor 1985, apo…..?

4. Ku ishe më 3 Nëntor 1985?

5. A e din se si erdhi deri te dekonspirimi i radhëve të organizuara të OMLK-së dhe nga kush ka filluar ai?

6. Kush ka qenë ai person në udhëheqje të OMLK-së, që mbante pseudonimin “Baca”?

7. Po personi me pseudonimin “Elezi”, kush ka qenë?

8. Tashmë është bërë e ditur se Sabri Novosella pat marrë prej shtetit shqiptar të Enver Hoxhës gjithsej 2’ 000.000.- Dollarë, që sot bëjnë 20. 000.000 Dollarë. A e ke ditë më herët këtë fakt?

9. Elezi, vjen në Zvicër në fund të gushtit 1985 për të bërë koordinimin me degën e OMLK-së, apo jo?

10. A ke qenë në dijeni për këtë lëvizje të Elezit (Elmi Reçica)?

11. Në këtë periudhë që vjen Elezi, Sabri Novosella a e kish ndërprerë aktivitetin e Organizatës? Po këtë a e dije?

12. Dokumentet e Organizatës ruheshin te një punëtor në Bulle, kanton të Fribourgut, a po jo?

13. Unë kam qenë ai që luaja rolin e shoferit, a po jo?

14. Rrusta, Muhameti, I. Kelmendi e… , duke e mësuar të vërtetën se shteti shqiptar po jipka dollarë, atëherë i japin Elezit listën me emrat e shokëve të organizuar, a po jo?

15. Më 9 Shtator 1985, ora 18.00, Elezi niset me trenin Cyhri-Vjenë, a po jo?

16. Se me cilin punonjës të Ambasadës së Shqipërisë është takuar Elezi në Vjenë, besoj se e din, a po jo?

17. Këta të gjorë kishin, duke kujtuar se Enver Hoxha nuk ishte më në mesin e të gjallëve, menduan se pushtetit në Shqipëri po i hyjnë shërbimet antikombëtare edhe nëpër ambasada. A është kështu?

18. Njësoj si te Qeveria e Kosovës dhe në bashkëqeverisje në IRJM, a është kështu?

19. A ju ka raportuar Elezi, (Elmi Reçica), në Bazë për këtë?

20. Anëtarësinë CHF 100.- si anëtarë që isha i OMLK-së, ta dorzojsha për çdo muaj, a po jo?

21. Sa anëtarë të OMLK-së ka pasur celula jonë?

22. Sa CHF i grumbullojshe gjithsejtë në një muaj?

23. Po në vit ?

24. Në një emision të KTV, kur të pyetën për kapitalin e bërë mbas lufte, pate thënë se ke kursyer gjatë qëndrimit në Zvicër. Si munde me bë pare në Zvicër, ndërkohë që ty vetëm dy orë ke punuar dhe aspak më shumë? A është kështu?

25. Kujt ja dorëzoje dhe kujt i ke dhënë raport për anëtarësinë që grumbullojshe?

26. Mbledhja e Përgjithshme e OMLK-së u mbajt në Dorf str.53, Richtersëil kanton Cyhri, në banesën time, a po jo ?

27. Kjo qe Mbledhja e fundit e OMLK-së, e cila solli shuarjen e aktivitetit të Organizatës, a po jo?

28. Synimi i yt, a ka qenë me hyp në maje të piramidës? A mund të shprehesh sinqerisht, nëse e ke atë?

29. Kush të shtynte ose kush të bënte presion ta arrije këtë qëllim?

30. A ke bashkëpunuar me shërbimet e huaja? Po tash a vijon me bashkëpunua me ato shërbime inteligjente?

31. Po me shërbime inteligjente slave a bashkëpunon?

32. Flitet se ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me KGB-në. Kush të vuri në kontakt me KGB?

33. Ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Goran Staniskovski i (Kumanovës) i Shërbimit DBK të IRJM, a po jo?

34. Thonë se je Oficerë i lartë i atij shërbimi, a qëndron?

35. A mund të na tregosh se çfarë grade ke?

36. Kush të vuri në kontakt me DBK-në?

37. Më 16 Dhjetor (e premte) 1988, në Manedorf të Kantonit të Cyhrit, ishe pacient në Klinikën Neuropsichihatrike, a është kështu?

38. Si shef që të kisha në Celulë të OMLK-së, të raportova se dje një bashkëvendës e kam nisur për Kumanovë me një kofer libra, gazeta Zëri i Kosovës dhe kaseta me incizime të emisionit të Radios që u emitohej në çdo të diel në Cyri, që emrin e kishte emisioni Radio Zëri i Kosovës. A është kështu?

39. Ti dhashë emrat se tek kush kanë me mbërrit materialet, kush kish me i shpërnda, a është kështu?

40. Më 19 Prill (e mërkurë) 1989 fillon arrestimi i atyre emrave që unë t’i dhashë në Manedorf, dhe ata ishin: vëllai i im Xhemal Jashari (Orizare-Kumanovë), Haxhi Maliqi Likovë-(Kumanovë), Fuat Jashari (Orizare-Kumanovë), Fadil Uka (Podujevë), Die Uka (Podujevë), Haki Rexhepi (Hajvali), Nazmi Musa (Gjilan), Destan Ajdini dënohet në mungesë, Sabile Maliqi (Prishtinë) e shumë të tjerë. A është kështu?

41. Kush na i dekonspiroi këta emra që unë t’i tregova në mirëbesim si kryetar që të kishim, në datën 16 dhjetor 1988, në Manedorf?

42. Pse duhej të arrestoheshin, apo ngaqë e dojshin Kosovën ma shumë se veten?

43. Cilin person e dojshe dhe e donë ti?

44. A e ke ditur se Hajdin Sejdiu së bashku me Tahir Zemaj kanë qenë në Kosovë në burg për drogë?

45. A e ke ditur se Mira Markoviçi (gruaja e Millosheviçit) ka intervenua me i lirua nga burgu ?

46. Pse atëherë Hajdin Sejdiun e çove në Shqipëri, duke i bërë edhe shoqëri?

47. Cili ishte qëllimi që Hajdin Sejdin e takove me presidentin Ramiz Alia?

48. Pse nuk i tregove se ky Hajdini është UDB-ash?

49. Si mundët ta realizonit që në fillimet e viteve ’90 t’i sulen Shqipërisë gjithë horrat, kodoshat e dilinxhitë e Kosovës?

50. Shaip Latifin e LDK-së, në diasporë, a e ke pas shok dhe ç’u lidhte?

51 Ky Shaipi i LDK-ja ka dërgua 300 automatik në Shqipëri për Sali Berishën (PDSH), për me e marrë pushtetin me dhunë, a është kështu?

52. A mund të na tregosh kohën kur i dërgoi, si i dërgoi dhe a ke qenë edhe ti në këtë projekt?

53. E gjithë LDK-ja ka qenë për këtë qëllim, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, a është kështu dhe a e dishe këtë?

54. Në fillim të prillit 1994 Kryesia e LPK-së vendosi që tre anëtar të sajë t’i caktojë të infiltrojnë në radhët e UDB-së, qoftë edhe si gjoja bashkëpunëtorë të saj, për të marrë informacionin në kohë dhe për t’i paraprirë së keqes, a është kështu?

55. Kush qe ai person që ta propozoi Ty këtë?

56. Po ti, cilët persona i propozove?

57. Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-s nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në?

58. Sa ton informata i keni dhënë UDB-s?

59. Me çka të shpërblejshin?

60. Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në?

61. Sa herë në muaj u takoheshe me oficerët e UDB-së?

62. Në cili qytet të Zvicrës u takoheshit?

63. Po në Evropë në cilët shtete e qytete u takojshit?

64. Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-s, a raportojshe në Kryesi të LPK-së dhe a ka dokumente për këto raportime?

65. Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?

66. Çfarë të lidh me Fatos Nanon?

67. Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon?

68. Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?

69. Përveç që je në shërbim të UDB, KGB, shërbimit francez, atij italiane dhe atij maqedon, edhe cilave Shërbimeve të tjera u shërben?

70. A ke ndonjë komandant që është mik i shqiptarëve?

71. A ke bë analizën e ADN-së, dhe nëse e ke bërë, cilit popull i takon?

72. Nëse e ke bërë AND-në, ballkanas është ai popull?

73. Me siguri shqiptar nuk është, apo jo?

74. Anëtarët e vërtetë të Shtabit Qendror të UÇK-së (brenda në Kosovë) nuk i ke njohur. A është kështu?

75. Ke njohur vetëm Nait Hasanin, a po jo?

76. Për me i njoh ata anëtarë të shtabit dhe me i burgos e me i vra, si e shfrytëzove naivitetin e Naitit?

77. A është e vërtetë që je ti ai, i cili i dërgove nga Zvicra Naitit Telefona Paeger, a është kështu?

78. Dhe Naiti ua shpërndaa anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së këta Telefona Paeger, apo jo?

79. UDB i përcjellke se ku po lipen numrat dhe shumica e Anëtarëve ranë në burg dhe disa u vranë, a është kështu?

80. Kush ta dha këtë ide?

81. Sa kushtuan gjithë Telefonat Paeger?

82. Ku i blejve Telefonat Paeger?

83. Kush i kodoi Telefonat Paeger?

84. A e di këtë kurth Nait Hasani dhe të tjerët çka kanë mbetur gjallë?

85. Qëllimi i yt dhe i komandantit tënd ka qenë që të likuidohen anëtarët e Shtabit Qendror, a është kështu?

86. PSE?

87. Për arsye se nuk mundeshit ndryshe me e marrë nën kontroll lëvizjen e armatosur në Kosovë, a është kështu?

88. Ju dojshit t’i likuidonit ose të paktën ta shmangnit Shtabin e vërtetë Qendror në Kosovë ngaqë ata ishin atdhetarë, idealistë shqiptarë që dojshin bashkimin me shtetin amë, a është kështu?

89. I vetmi që mbeti gjallë ishte Ilir Konushevci, Shefi i Logjistikës, a është kështu? Të tjerët që nuk mundët me i vra i manipuluat deri këto vite, apo jo?

90. Më 9 Maj (e shtunë) 1998, a je ti që përgatite vrasjen e Mërgimit, a është kështu?

91. Cili ka qenë Roli i Sokol Bashotës në këto burgosje e vrasje?

92. Rexhep Selimi doli ma intelegjent se ju e padronët tuaj, a është kështu ?

93. A të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, pse nuk reagove që t’i lirojnë ?

94. A mos është edhe për këta të dy realizimi vendimeve të Marrëveshjes së Crans Montanës?

95. Së paku, sa për fillim, tregoju familjarëve ku i kanë eshtrat Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala?

96. Mos vallë edhe trupat e tyre janë djegur në Furrë të Kleçkës?

97. Një gjë duhet ta dini mirë ju të ish-Drejtorisë Politike, tani Kryesia e PDK-së, një ditë do të vijë momenti kur KRIMI juaj do të bëhet i njohur. Nuk do të jetë e largët ajo ditë që kjo Faturë ka me ju trokitur te dera! A po më ndini?

98. Më 10 Mars (e martë) 1998 kanë ardhë me linjën ajrore Cyhri-Tiranë, vëllai im (Ismet Jashari) me Fatmir Limaj dhe Haxhi Shala, ndërsa unë nëpërmjet tokës mbërrina në Tiranë më 12 Mars (e enjte) 1998, dhe të pyeta ti Zekë se ku mundem me e taku vëllain. Dhe Ti më the : Ismetin nuk ke më për ta parë. Doli fjala jote. Bravo! A është kështu?

99. Të pyeta se pse nuk kanë shkua shokët me i ndihmua Adem Jasharit. U përgjigje shkurt: Ne i kemi thënë me u largu, por ai ka dashtë me pijë çaj. A është kështu?

100. Mbasi u likuidua Shtabi Qendror, kush u dha urdhër të formonit Shtab të Përgjithshëm?

101. Sa vetë ishit në Mbledhjen Konstituive?

102. Ku u mbajt kjo Mbledhje dhe kur?

103. Në atë Mbledhje a ishin Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj?

104. Po Sulejman Selimi e Sami Lushtaku a ishin në atë Mbledhje?

105. Po prej Zonës Operative të Llapit a ftuat ndokënd?

106. A e ftuat Ramush Haradinaj?

107. Kush propozoi dhe cilin propozoi secili nga ata që propozuan?

108. Bëhet fjalë sipas Marrëveshjes në Crans Montana të Zvicrës, që e mbajtët më 28 Qershor 1998, besoj se më kupton drejt?

109. Këtë takim a e organizojë Fatos Nano, apo kush tjetër?

110. Në atë takim ishin edhe Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu dhe Bilall Sherifi, a po jo?

111. Richard Hollbruk ofroi Dokumentin me 5 kërkesa, a po jo?

112. A janë këto 5 kërkesat (për mos me thanë urdhrat) që u paraqiti Hollbruk: 1. Të njihet I. Rugova si lider i Kosovës. 2. Të hiqen Zonat Operative. 3. LPK-ja mos të jetë krah politik i UÇK-së. 4. Në teren, në Shtabe lokale të Zonave, atje ku ka kuadro drejtuese të LPK-së, të largohen në një mënyrë ose në një tjetër dhe 5. Të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht etiketoheshin enveristë, ndaj duhej që të largohen nga radhët e UÇK-së, pasi do na prishin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A është kështu? Dhe ju nuk e kundërshtuat asnjeri, apo jo?

113. Platforma politiko-ushtarake e Shtabit Qendror UÇK-së kishte 5 Zona Operative, a po jo?

114. Zona Operative Nr. 1 Kosova, ZO Nr. 2 IRJM, ZO Nr. 3 Kosova Lindore, ZO Nr. 4 Malësia e Madhe (në mal të Zi) dhe ZO Nr. 5 Korshumlia, a është kështu?

115. Shtabi Qendror kishte në program bashkimin e gjithë popullit shqiptar të të 5 Zonave Operative të mësipërme dhe gjithë subjektet politike e ushtarake të tyre me bë luftë popullore çlirimtare, nën një udhëheqje të vetme, a është kështu?

116. Mirëpo, në Mbledhje të Përgjithshme të LPK, pas kësaj nuk flitej më për gjithë trojet e mësipërme. A është kështu?

117. A e dinit se LPK e pat formuar mekanizmin çlirimtar, pra UÇK-në?

118. A e dinit se LPK pat formuar edhe Fondin e shenjtë „Vendlindja Thërret“ për UÇK për të 5 Zonat Operative?

119. Pse ja morët këtë të drejtë nënës biologjike LPK-së për ta rritur e forcuar UÇK, duke e larguar nga udhëheqja politike e asaj lufte dhe e asaj ushtrie? Cili ishte qëllimi juaj?

120 Pse nuk e bashkuat popullin, subjektet politike e ushtarake të të gjithë atyre trevave të mësipërme, por filluat ndasitë?

121. Ke qenë i gjithçkafit, edhe i Logjistikës, a po?

122. A e din se sa ushtarë lirie janë vrarë për mungesë municionit, i cili faktikisht nuk mungonte pasi paret u ishin dhanë?

123. Ke qenë në Shqipëri edhe kryetar i Fondit «Vendlindja Thërret», a po jo?

124. Kryesia e LPK-së pat emëruar për këtë përgjegjësi Halil Selimin e Ramiz Lladrovcin, a është kështu?

125. Ndërkohë që ishin caktuar Halili dhe Ramizi, çka dojshe ti që i pranojshe çantat me Dollarë, DM, CHF etj? Kush i adresonte këta korjerët me kësi çanta të vishin veç te ju, kur dihej se ku duhej me u paraqit në Tiranë?

126. A i ke dhënë raport ndokujt institucioni të LPK apo të UÇK për ato çanta me pare?

127. Nëse jo, Pse jo?

128. Në Qershor të vitit 1986 jemi pas përbetuar ti e unë te Kampi i Aarauit, a është kështu?

129. A jemi betuar se do punojmë veç për popull e Atdhe, dhe aspak për interesa individuale, a është kështu?

130. Në çfarë gjendje sociale është populli dhe në çfarë gjendje sociale je ti? A ke dallim ti dhe Drejtoria Politike me popullin dhe ne mënyrë te veçantë me ish luftëtarët e thjeshtë të UÇK përsa i përket mirëqenies ekonomike? Dhe sa i thellë është ky dallim?

131. Pse pra na ke gënjyer neve, shokëve të Lëvizjes dhe pse ia ke pas me hile gjithë popullit? Kush është tradhtari në këtë mes: Ti dhe Drejtoria Politike apo anëtarët e thjeshtë të LPK e LKÇK dhe ushtarët e thjeshtë të UÇK?

132. Edhe Muamar Ell Gadafi kështu si ti me kompaninë tënde (udhëheqja aktuale e PDK) ishte pasuruar, a është kështu?

133. A e ke parë se si e pat Gadafi fundin e jetës?

134. Kështu përfundojnë të gjithë mafitë e diktatorët, a është kështu?

135. Programin e LPK-së e hidhët si pa vlerë, a po jo?

136. Po Betimin e ushtarëve të UÇK-së pse e shkelët?

137. Pse i vratë për së dyti herë dëshmorët me shkeljen e betimit?

138. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike, të identifikuar edhe anëtarë të SHP të UÇK-së, që e shporrët Adem Demaçin në momentin më kritik të Kosovës, çfarë ndjenjash kombëtare kini, përderisa nuk ngjasoni me luftëtarët e thjeshtë të UÇK-së?

139. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike keni bërë analizat e ADN-së?

140. Cilit popull i takoni?

141. Shqiptar jo, a është kështu?

142. Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin, e…?

143. Për Marrëveshjen e Crans Montana të Zvicrës a e keni informuar, kur e kini informuar dhe çfarë i keni thënë secilit veç e veç : Jakup Krasniqit, Fatmir Limaj, Sami Lushtakut, Ramush Haradinaj, Gani Krasniqit, Remit, Shukri Buja, Zafir Berisha, Haxhi Shala, nëse i keni informuar?

144. Në janar 2000, isha me vëllain Xhemal dhe u takuam me ty Zekë, para Hotel Grandit në Prishtinë, a po jo?

145. Më the të rrijë në Kosovë dhe po ma siguron një dhomë në Hotel Grand, a ishte kështu?

146. Unë të thashë, kamë familjen time dhe të Ismetit në Zvicër dhe nuk kemi pasur kohë ti krijojmë kushtet me u kthye, nuk kemi asnjë dhomë banimi, a është kështu?

147. Të thashë se puna na ka mbetur në gjysmë, me ndërprerjen e luftës çlirimtare, a është kështu?

148. Të thashë se unë jam betuar e përbetuar dhe nuk tradhtoj betimin për asnjë çmim, a po jo?

149. Të thashë se nuk mund me i ra hasha betimit, ngaqë jam i fjalës e i besës, a është kështu?

150. Të thashë se, neve shokëve të LPK-së na ka bashkuar Programi i saj Politik, e ai Program akoma nuk është realizuar, a ka qenë kështu?

151. Ti e Bilall Sherifi rrini e bëni qejfë në Hotel Grand, të thashë, se kjo paska qenë ëndrra e juaj, a ka qenë kështu?

152. Në Zonën Operative Nr.2 dhe në Zonën Operative Nr.3 pati luftë çlirimtare, a është kështu?

153. Kush u pengoi që asnjë gotë ujë mos me ju dërgua ushtarëve të lirisë në ato dy zona gjatë viteve 2000-2001? Kush u urdhëroi me krijua atë Këshillin Politik për UÇPMB-në me në krye Jonuz Mysliun? Sa herë shkuat dhe kush shkoi prej juve të ish Drejtorisë Politikë të UÇK me bisedua me komandantët e zonave të UÇPMB për me i bind të ndalnin luftën?

154. Sa bodigarda i ke ti Zekë dhe nga sa kanë anëtarët e tjerë të Drejtorisë Politike?

155. Prej kujt frikoheni dhe pse frikoheni nëse e ndjeni veten të ndershëm, sikundër mburreni nëpër televizione?

156. Për derisa mbani badigarda, do të thotë se nuk e jetoni jetën të lirë? Do të thotë se krimet dhe tradhtitë që i kini bë këtij populli u dalin e u frikojnë edhe në gjumë, apo jo?

157. Ke vizituar ndonjëherë familjet e Jusuf e Bardhosh Gërvallës?

158. Po të Kadri Zekës?

159. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë me mendje, shpirt e zemër për popull e atdhe, a është kështu?

160. Po ti a ke qenë me idetë dhe për idetë e tyre?

161. Apo për pushtet e pasuri personale?

162. Në Zvicër a ke jetua me ndihma sociale, apo jo?

163. Sa hektarë tokë i ke ble tash në Kosovë?

164. Po pasuri tjetër, a ke vu pas lufte? A i ke tregu të gjitha shtëpitë që ke ble dhe që ende i ke në Tiranë?

165. Me çfarë paresh i ke vu tanë këto pasuri, apo me ndihmën sociale që merrshe në Zvicër?

166. A është e saktë Xhavit, që në kohën studentore ke bërë disa dhunime në femra?

167. A është e saktë Xhavit, që ke shitur armë, revole, shqiptarëve në rrethin e Pejës?

168. A është e saktë Xhavit, që armët i ke shitur në bashkëpunim me zyrtarë të policisë dhe më pas i ke denoncuar?

169. A është e saktë që ato armët e shitura janë konfiskuar dhe u janë marrë paret nga policia serbe?

170. A është e saktë se, pasi arma dhe paret janë konfiskuar, shqiptari është maltretuar?

171. A është e saktë që policia e ka ditur edhe numrin e secilës arme të shitur?

172. A është e saktë që ishe në kontakt të vazhdueshëm me Mehmet Hasku, shefi i UDB-s në Pejë?

173. A është e saktë që ishe në kontakt me Sabri Hamitin, dhëndëri i Rugovës, dhe me Shefin e KOS-it në Kosovë?

174. A është e saktë se Serbia ka pas gjithë herë pretendime për të kontrolluar Shërbimin e Shqipërisë?

175. Ti Xhavit a ke qenë i dërguar në Shqipëri për këtë punë nga UDB-ja qysh në vitet ’80-të?

176. Ti si njeri i besueshëm, a hyre edhe në SIGURIMIN e shtetit shqiptarë ?

177. Kur ra sistemi komunist në Shqipëri, çfarë raportesh të fshehta ke pas me Sali Berishën, kur dihet se ishe me krahun kundërshtar të Ramiz Aliut ?

178. Kur u shkatërrua shteti Shqiptarë, a është e vërtet se kanë ardhur zyrtarë të lartë të shërbimit serb në Tiranë?

179. Kur është vendosur të bëhet Shërbimi i ri në Shqipëri, SHIK-u, kush vendosi për personat që do ta drejtojshin? Cili është kontributi yt në këtë rast?

180. A është e vërtetë se është vendosur nga Stanishiqi dhe Simatoviqi ?

181. A është e vërtetë se SHIK-u është bërë me 02/07/1991 me Bashkim Gazideden në krye?

182. A është e vërtetë se Bashkim Gazideda ka qen daja i Petrit Amit nga Dibra, shoku ma i ngushtë i Arkanit?

183. A është e vërtetë se të gjithë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë punuar si personel në SHIK, kanë qenë agjentë të UDB-s?

184. A është e vërtetë se duke kontrolluar shtetin amë Serbia ka vëzhguar një pjesë të madhe të lëvizjeve ilegale shqiptare?

185. A është e vërtetë se janë konfirmuar shumë takime sekrete të Bashkim Gazidedes me Arkanin dhe me të tjerë?

186. A është e vërtetë se në krijimin e piramidave fiskalë në Shqipëri ka gisht Shërbimi sekret Serb dhe ai Grek për të shkatërruar dhe dëmtuar edhe një herë Shqipërinë dhe se ti e Sali Berisha kishit dijeni për këtë punë?

187. A është e vërtetë se ke pasur takime me Apostolos Vavilisin?

188. Çfarë roli ka pasur Arkani dhe Apostolos Vavilisi në piramidat fiskale?

189. A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë ?

190. A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakrua nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?

191. A është e vërtetë se SHIK-u e mbylli këtë punë me një gjykatë qesharake?

192. A është e vërtetë se Adem Jashari është arrestuar disa herë në Shqipëri me intervenimin e SHIK-ut dhe dijeninë tënde?

193. A është e vërtetë se Ramë Mara është punësuar në SHIK në vitin 1992, bashkë me Raif Gashin (Gollopeni)?

194. A është e vërtetë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë punëtor të SHIK-ut?

195. Do të thotë që Ramë Mara ( shefi i Sigurimit i atdheut SIA i LDK) dhe Kadri Veseli (shef i SHIK-ut i UÇK dhe i PDK-së) ishin koleg pune, a është kështu?

196. Kur filloj lufta, a u bënë përpjekje për të krijuar luftë civile në mesin e shqiptarëve dhe a mund të na thuash se nga kush?

197. Kujt i interesonte një luftë civile mes shqiptarëve në Kosovë?

198. Kush e organizonte këtë urrejtje ndërshqiptare?

199. A mund të jetë SHIK-u ose më mirë të them UDB, promotor i vëllavrasje?

200. Si po shihet UDB ose SHIK-u ishte edhe në LDK edhe në UÇK, apo jo?

201. Ti Xhavit Haliti a ishe numri 1 në Shqipëri për UÇK-në?

202. Ti si njeriu i fortë në Shqipëri, pse nuk kërkove të hapeshin pa pare të gjitha depot e armatimit për UÇK-në?

203. A e ke pasur atë fuqi ? Madje armët në Shqipëri i ke marrë pa pare dhe në bashkëpunim me do komandantë të ushtrisë shqiptare ke ndarë paret e Fondit tonë për luftën?

204. Jo vetëm kaq, por edhe armatimin, e paguar 3 herë në Gjenevë të Zvicrës, me Naim dhe Shaip Mujën, e ke hedh në det , apo jo?

205. Sot, armatimin e Shqipërisë je duke e shitur me Sllobodan Tesiqin nëpër vendet arabe, apo jo?

206. Ti, si njeriu i Serbisë, e ke pasur mirë në kohën e Ramiz Aliut, në kohën e Sali Berishës dhe në kohën Fatos Nanos, apo jo?

207. Ti bile gjatë luftës ke pasur më shumë pushtet në Shqipëri se vetë kryeministrat shqiptarë, apo jo?

208. Cilët ishin kushtet që të patën dhënë atë pushtet?

209. Kishe fuqinë, sepse ke pasur Beogradin mbrapa, a po?

210. A është vërtetë se gjatë luftës ke fjetur në Hotel Rogner?

211. Pse në atë Hotel aq të shtrenjtë? Ku i gejshe paret, ndërsa sot na thua se nuk kishim armatim e municion?

212. Fjetja në hotel a ishte për mos të përcilleshin veprimet dhe takimet e tua?

213. Me të kujt pare e paguajshe hotelin dhe ushqimin?

214. A është e vërtetë se në atë kohë ka pasur në Hotel Rogner 2 agjentë të lartë të Serbisë për ndërlidhje?

215. A je takuar me ata nëpër dhomat e tyre dhe tënden?

216. A është kjo arsye pse nuk ke jetuar në banesë, sepse vëreheshe nga shqiptarët?

217. A je takuar në shumë raste në Hotel Rogner gjatë luftës me Petrit Amin, shokun e ngushtë të Arkanit dhe sa herë?

218. A është qesharake, për mos te them tragjike, që shefi i UÇK-së takohet me njerëz të Arkanit?

219. A është e vërtetë në momentin kur populli ikte nga masakrat, ti bëjshe qejf me prostituta? Po Çekut (Agimit) a i rregullaut një prostitutë të tillë (infermiere) kur mbërriti në Tiranë?

220. Kur filloi lufta pse bëre Drejtorinë Politike të UÇK-së kur krah politik i UÇK-së ishte LPKja?

221. Apo e bëre qëllimisht për të mos i dhënë llogari askujt?

222. Duhej ta dish ti dhe ata të Drejtorisë Politike se LPK-ja thellë i ka rrënjët te opinga e popullit shqiptar liridashës, a është kështu?

223. Mos e bëre për të fshehur gjurmët?

224. A e dinë se 4 persona prej 5-ve të Drejtorisë Politike të UÇK-së i kanë lyer duart me gjakun e patriotëve?

225. A mund të mendojmë se këta njerëz janë atdhetarë kur vranë patriotë?

226. Interesi i kujt ishte që të likuidoheshin patriotët shqiptarë?

227. Natyrisht që dihet, ishte interesi i Serbisë, por a janë të njëjtit persona në G2 tani në SHIK?

228. Përsëri vjen pyetja, SHIK-u vrau Remzi Hoxhën (financues i UÇK-së), Ali Uka u masakrua (zëdhënës i UÇK-së), e vratë Ilir Konushevcin (Shef i Logjistik i UÇK-së), ai arrestoi disa here Adem Jasharin, gjoja gabimisht, si thua ty?

229. Çka është puna e SHIK-ut kur e mbyt njeriun që i prish marrëdhëniet me Serbinë dhe Greqinë?

230. Kur erdhi momenti për bisedimet në Rambuj, a je ti Xhavit Haliti që përcaktove përbërjen e delegacionit të UÇK-së, si dhe që i dhatë urdhër Jakup Krasniqit të ndryshonte deklaratën e par dhënë një ditë më parë lidhur me vajtjen në Rambuje?

231. Kur keni shkuar në Rambuje, a ke ditë se bisedimet ishin për një « Autonomi substanciale » do të thotë një „Autonomi e gjerë“ dhe se UÇK-ja do të shuhej??????

232. A ka luftuar UÇK-ja për një Autonomi të gjerë në kuadër të Serbisë, apo për bashkim të Kosovës me Shqipërinë????

233. Pse shkuat atëherë për të biseduar Autonominë ?

234. Cili ishte ai organ institucional i popullit të Kosovës, i LPK-së apo i UÇK-së që ju urdhëroi të shkonit në emër të luftës, në emër të ushtarëve të lirisë, kur ato ditë pritej të mblidhej dhe të vendoste Asambleja Kombëtare, për të cilën patët autorizuar Adem Demaçin? Pse iu trembët asaj Asambleje që ishte parashikuar të mblidhej në 10 shkurt? Pse ajo ngutje?

235. Në Rambuje, a ke shkuar me atë mendim të nënshkrimit të Autonomisë?

236. Mos vallë për këtë arsye ju, Drejtoria Politike e UÇK-së, i keni bllokuar gjitha armët nga Shqipëria dhe që i futët në Kosovë (në Kleçkë) në 15-20 qershor 1999 ? Për çarë diheshin atëherë, apo sa me gënjye luftëtarët?

237. A është e vërtetë se 99% e parave të Fondit « Vendlindja Thërret » janë vjedhur nga ju?

238. Personi që vjedhë paratë e ushtrisë çlirimtare gjatë luftës, çka i thuhet këtij njeriut?

239. A është tradhtar ky lloj njeriu?

240. Për tradhti në luftë, dënimi është me vdekje, a është kështu?

241. Apo për ju nuk është tradhti, nëse ju jeni përpjekur për ta realizuar Autonominë në kuadër të Serbisë?

242. A e dini si ka qenë betimi i ushtarëve të lirisë?

243. Do të thotë se ju, SHIK-u, PDK-ja keni vrarë patriotë, keni vjedhur paret e UÇK-së, keni bllokuar armët për UÇK në Shqipëri dhe mendoni që jeni atdhetarë?

244. Atdhetar ndoshta jeni por jo të shqiptarëve, a po?

245. Mos jeni atdhetar të Serbisë?

246. Në Francë, ku keni bërë konak?

247. A është e vërtet se në Paris, Kadri Veseli vendin e kishte te Agron Hyseni, dhëndëri i Petrit Amit (shoku i Arkanit)?

248. Agron Hyseni i Mitrovicës është i konvertuar ne fe ortodokse serbe dhe mbanë kryqin serb në gjoks, apo jo?

249. Agron Hyseni është burgosur shume vite për drogë, apo jo?

250. A është e vërtetë se Kadri Veseli dhe Bardhyl Mahmuti vendin e strehimit në Paris e kanë pasur te Agron Hyseni?

251. A e shihni se çfarë shoqërie ka shefi i SHIK-t tuaj!?

252. Çdo punë e tyre lidhet me serbë, me serbofila, dhe me shërbime serbe, apo jo?

253. Në Rambuje a ishin Kadri Veseli dhe Ramë Mara?

254. Në Rambuje a ishte Frenki Simatoviç (Shërbimi i brendshëm i Serbisë) dhe bashkë më të edhe Xavier de Bou de Marnac (shef i shërbimit francez DGSE) dhe a u takuan Kadriu dhe Rama me ata?

255. A është e vërtetë se kur Marrëveshja për Autonomi u nënshkrua, Bou de Marnac ka kërcyer prej gëzimit?

256. A është e vërtetë se Bou de Marnac (tash shef i EULEXit) ka thyen se UÇK-në do ta thyejmë në kurriz, do t’i vrasim si qentë nëpër rrugë?

257. Kur pranuat parimisht në Rambuje Autonominë në kuadër të Serbisë, a u gëzuat ?

258. Kur nënshkruat për të realizuar Autonominë, a ishte i shkruar obligimi për çarmatosjen e UÇK-së, parashikuar në Kapitullin 7 neni 3?

259. Për të realizuar autonominë, a ishte obligim grumbullimi i informacioneve për “terroristët” e UÇK-së, sipas Masave te Ndërtimit te Besimit, neni XIII?

260. Për të realizuar Autonominë, a është deshtë të vriten patriotët, të arrestohen patriotët, sepse ata nuk luftuan për autonominë, apo jo?

261. A jeni ju që keni vrarë patriotë, që keni vjedhur paret e luftës, që keni bllokuar armatimin, që keni pranuar Kosovën në kuadër të Serbisë, që keni çarmatos UÇK-në, që keni shti nëpër burgjet e UÇK-së atdhetarë e çlirimtarë?

262. Në fund të marrëveshjes, a shkruat që kjo marrëveshje duhet rregullohet në OKB me një Rezolutë, nën Kapitullin 7, a do të thotë e obligueshme, apo jo?

263. Rambujeja e juaj a është bërë Rezoluta 1244, e cila nuk po na le me ngritur kryet, të cilën e konfirmoi edhe një në datë 24 korrik 2012, Ban Ki Muni?

264. A është vërtetë që në Rambuje i kishit pranuar të gjithat gjatë raundit të parë të bisedimeve?

265. Por ju shkuat në Kosovë për t’i bindur të tjerët, si Sulejman Selimin, etj., si dhe për me shmang Jakup Krasniqin nga mandatar të Qeverisë së Përkohshme, sipas kushtit që pat pranuar Rugova?

266. A është e vërtetë se ju i shkruat një letër ministrit të punëve të Jashtëm të Francës Hubert Vedrine më 23 shkurt 1999?

267. A është vërtetë se në atë letër ju pranuat Autonominë?

268. Të njëjtën ditë, më 23 shkurt 1999, a është pranuar me u krijua Qeveria e Përkohshme?

269. Ju krijuat bashkë me LDK, LBD qeverinë e përkohshme?

270. Kush e kishte këtë ide?

271. Kur ratë dakord me e formua Qeverinë, a ishte prezent Simatoviçi dhe Bou de Marnac?

272. Kjo qeveri e përkohshme a ka pas mision të realizoj këtë « Autonomi » të nënshkruar të njëjtën ditë?

273. A është e vërtetë se Rambuje është qytet kapur me Versaille?

274. A është e vërtetë se Esat pashë Toptani në të njëjtin vend e kishte bërë qeverinë e vetë tradhtare?

275. A është e vërtetë se Esat pashë Toptani kishte patronë serbë dhe francezë?

276. A është e vërtet se ish- zëvendës drejtori i shërbimit francez (DGSE), Pierre Siramy, tash në pension, thotë haptas se Hashim Thaçi është prezantuar francezëve nga shërbimi serbe në fund të viteve ’80-ta?

277. A është e vërtetë se Hashim Thaçi ka bërë presion tek DGSE Bou De Marnac për këtë punë?

278. A është vërtetë se ky njeri, Pierre Siramy, për këtë deklaratë, sot është në gjyq, në France?

279 A do të thotë kjo se shërbimi francez dhe serb janë promotorë të Qeverisë së Përkohshme për të realizuar këtë autonomi?

280. A është e vërtetë se gjithë ministrat e Qeverisë së Përkohshme janë sikur ti Xhavit?

281. A është e vërtetë se pas Rambujes Kadri Veseli, Ramë Maraj dhe Elmi Reçica kanë bërë disa trajnime në Francë?

282. Në Qeverinë e Përkohshme ti Xhavit nuk ishe zyrtarisht, apo jo?

283. Pse ministri i punëve të brendshme, Rexhep Selimi, dhe Kadri Veseli të kane raportuar?

284. A do të thotë se ti ishe mbi SHIK-un, mbi qeverinë, apo jo?

285. A ishte e njëjta gjë edhe në Shqipëri?

286. Kush e zgjidhi Kadri Veselin si shef të SHIK-ut, ti apo Simatoviçi?

287. Kush e zgjidhi Ramë Marën si shef të shërbimit të LDK-së, ti apo Simatoviçi?

288. Kur kishte nevojë për të likuiduar njerëz të mirë, ose pengesa brenda LDK-së? Ramë Mara a e konsultonte Kadri Veselin, apo kalonte përmes Genc Kelmendit?

289. Kur kishte nevojë për të likuiduar ushtarë lirie të UÇK-së, Kadri Veseli takonte drejtpërsëdrejti Ramë Marën apo përmes të Genc Kelmendit?

290. Takimet Kadriut me ta, a bëheshin në katin e dytë të Hotel Grandit, të cilin e menaxhonit ju Zekë?

291. Pas luftës a erdhi i ndjeri Jashar Salihu, kryetar i « Fondit Vendlindja Thërret » në Tiranë?

292. Jashar Salihu a kërkoi të bënte bilancin e Fondit, apo jo?

293. Si u përgjigjen Adem Grabovci dhe Hashim Thaçi?

294. A e kërcënuan Jashar Salihun në familje?

295. A kërkuan paret e fundit, 9 milion franga të Zvicrës?

296. A e helmuat Jashar Salihun në Tiranë?

297. A morri menjëherë kancerin?

298. Helmimi i Jashar Salihut a është bërë për të mos dhënë llogari?

299. Po Xheladin Gashi-Plakun si e helmuat dhe ku?

300. Zekë, shumë bukë ke ngrënë te Rexhep Halimi dhe shumë pare xhepi të ka dhënë. Po veç njeriu i pa shpirt dhe shumëfishë i shitur tek të huajt, mund ta bëjë atë që e ke bë ti! Si të shkojë mendja me e helmua?!

301. Shef të SHP të UÇK-së emëruat Byslim Zyrapin, apo jo?

302. Pse ishe i shërbimit ushtarak Jugosllavë e serbë, ndaj e emëruat?

303. Byslim Zyrapi ishte dëshmitari kryesor në Grupin e Sarajevës kundër kadetëve shqiptarë, apo jo?

304. Byslim Zyrapi që ka tradhtuar gruan dhe tre fëmijët, a është kështu?

305. Për të krijuar autonominë e nënshkruar erdhë UNMIK-u, apo jo?

306. Për t’u krijuar kjo Autonomi, UNMIK-u rekrutoi njerëz lojalë të Serbisë, apo jo?

307. Sipas Catherine Limdal, zëvendëse e UNMIK-ut, për çdo shtyllë të institucioneve të Kosovës janë konsultuar me Beogradin, apo jo?

308. Gjithë drejtorët e policisë, prokurorët, gjykatësit, a janë propozuar me CV drejt nga Beogradi, apo jo?

309. Qëllimi a ishte Autonomia?

310. Pas luftës a është punuar në mënyrë intensive për të futur në burgje djemtë idealistë të UÇK-së, apo jo?

311. Ngaqë djemtë e UÇK-së janë pengesë për një Autonomi, apo jo?

312. A i fusni burgjeve dhe i provokoni djemtë e UÇK-së pse ata janë pengesë për rikthimin e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën?

313. A ka deklaruar shumë herë Kadri Veseli se ka punuar me UNMIK-un dhe shumë herë edhe me agjentët e UDB-së ?

314. UNMIK-u a ishte i koordinuar me Beogradin për të realizuar këtë autonomi?

315. Kadri Veseli ka deklarua se nuk punoj për Beogradin, por për UNMIK-un, a është kështu?

316. A është konfirmuar se SHIK-u ka mbledhë dosje për krimet e luftës ?

317. A është e vërtetë se SHIK-u ka financuar me qindra mijë euro për të dhënë dëshmi të rrejshme sikur për rastin e Ramush Haradinit?

318. A është e vërtetë se SHIK-u është munduar në shumë raste ta likuidon Ramush Haradinin?

319. A është e vërtetë se pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Haga, Hashim Thaçi takoi Boris Tadiçin në Nev York?

320. A është e vërtetë se Hashim Thaçi i kërkoi Tadiçit që të bëjë presion mbi OKB për të rigjykuar Ramush Haradinaj?

321. A dha Tadiçi menjëherë deklaratë publike, duke thënë se Serbia nuk e pranon aktvendimin e fundit të Gjykatës së Hagës?

322. Tadiçi a deklaroi se duhet patjetër të bëhet apel?

323. Si patriot Ramush Haradinaj a është pengesë e politikës antishqiptare të Thaçit?

324. A është e vërtetë se, kur është liruar Ramush Haradinaj 200 000 serb manifestuan kundër tij prej hidhërimit?

325. A ka ndodhur në histori të Serbisë të dalin aq shumë publikisht kundër një shqiptari?

326. A ishte hidhëruar bashkë me Serbinë edhe Qeveria Thaçit (PDK) dhe presidenti Fatmir Sejdiu (LDK) të cilët nuk dolën në pritje?

327. A është arsyeja pse SHIK-u,UDB, AKI bëjnë një fushatë të dezinformimit ndaj atdhetarëve të Kosovës?

328. Me e keqja është se SHIK-u ka bërë propagandë kundër familjeve dhe individëve më patriote, apo jo?

329. Xhavit Halit, Azem Sylen, Kadri Vesel, Hashim Thaçi a keni bërë propagandë gjatë vitit 1997-98, si në Zvicër ashtu edhe me këlyshët tuj në Kosovë se Adem Jashari është njeriu i Serbisë, apo jo?

330. A keni shkuar tek arkëtari i Levizjes Gafurr Elshani duke i thënë se nuk duhet të financohet Adem Jashari sepse është njeriu i Serbisë?

331. A keni thënë se Adem Jashari ka telefon në shtëpi, policia e dinë se kur është aty me një telefonat, kur don Serbia mund ta arrestoi, apo jo?

332. A keni thënë se si guxon me shëtit me kallash nëpër Drenicë dhe se kjo të bind se mund të jetë vetëm njeriu i Serbisë?

333. Ti Xhavit ke thënë se Ramush Haradinaj është tradhëtar sepse është bërë me Rugovën apo jo?

334. Po kur ju u bashkuat para Ramushit në një qeveri me Rugovën, duke e zgjedhur atë po ju edhe President, kjo a ishte tradhti apo zbatim i detyrave të vëna nga shërbimi i fshehtë i Serbisë dhe i Francës, dhe s i tillë nuk bënte tradhti?

335. Po ato arrestimet spektakël të Agim Çekut nëpër aeroportet e Evropës dhe lirimet gjoja me ndërhyrjet e Kushnerit e të Fatos Nanos, ai ishin përmes lidhjeve tuaja me shërbimet e fshehta për me i dhanë autoritet Agim Çekut, ngaqë jini të dy prej Peje bashkë me Adem Grabovcin, e me rrëzua autoritetin e Ramushit?

336. Ju keni thënë Remzi Hoxha është spiun i serbëve dhe grekëve, apo jo?

337. Ju keni thënë Behadin Allaçi, koordinatori kryesor i UÇK-së dhe anëtari i Komitetit Drejtues i LPK është spiun i serbëve, apo, jo?

338. Në fillim të muajit korrik, i vitit 1998, të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po u mbajtshin në Burgun e Kleçkës, a është kështu?

339. Si mundet me qenë spiun, kur ti vetë i ke nisur Behajdinit një sasi të konsiderueshëm armatimi nëpërmjet punëtorëve që ishin në Zvicër, të rrethit të Prizrenit dhe Rahovecit, dhe asnji armë nuk është zbuluar dhe asnjë veprimtar që bashkëpunonte me Behajdinin nuk është arrestuar, a është kështu?

340. Kush është autori i Komunikatës Nr. 61 që është lëshuar në emër të SHP të UÇK-së, më 31 Tetor 1998?

341. Kush dha urdhër me u shkrua kjo Komunikatë?

342. Në Komunikatë, mes të tjerave, thuhet se, në betejë ranë 54 dëshmorë, në mesin e tyre edhe Behajdin Allaçi, a shkruhet kështu, apo jo?

343. Behajdin Allaçin e Shaban Rexhep Shalën, në një mbrëmje të fillim të korrikut 1998, në Kleçkë, i kanë marrë duar lidhur Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kështu është, apo jo?

344. Kush i ka vrarë, pse i ka vrarë dhe ku i ka vrarë, kush i ka parë, e shenjta kohë do të tregojë një ditë, apo jo?

345. Ku janë varrosur?

346. Ndoshta, ngaqë nuk u dihet varri, i kanë hedhur në Furrë, apo jo?

347. Ju keni thënë se Avdyl Krasniqi, baba i Xhevë Lladrovcit, është spiun, apo, jo?

348. Ju keni thënë se baba i Ramush Haradinajt ka pasur magazinë dhe është spiun, apo jo?

349. Të gjitha këto shpifje tuajat ndaj patriotëve të vërtetë duan të thonë se veç ju UDBashat, SHIKistat jini patriotë shqiptarë? Kuku, ç’na ka gjetë!?

350. A jeni ju patriotët e Serbisë që bëni këto punë?

351. Por a flet dikush për prindërit e juaj ?

352. Të flasim për heroin tonë Hashim Tadiçin, a është e vërtetë se baba tij ishte në punë te shtetit si rojtar pylli?

353. A është e vërtetë se i ati Hashim Agë Thaçit kishte armë me leje prej kohës së Rankoviçit?

354. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit, Sinan Idrizi, ka qenë oficer i OZNA-s, apo jo?

355. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit Drenicën e ka sjellë në gisht?

356. Është e vërtetë se Hashim Agë Thaçi pe sjellë krejt Kosovën në gisht?

357. A është e vërtetë, kur Ilmi Haradinaj luftonte me familje me gratë e fëmijët (i vogël e i madh), ose Shaban Jashari me tanë familjen, baba e vëllezërit e Hashim Agë Thaçit vetëm shëtitshin?

358. Xhavit Haliti, a më thua se sa vëllezër ke pasur në luftë?

359. Pse jo? Po prej familjes Haliti, sa kanë qenë në luftë?

360. Po Hashimi kë ka pas në luftë prej familjes së tij?

361. A jeni ju qe jeni munduar të shtinit përçarje mes patriotëve dhe familjeve patriotike?

362. Njerëzit me ndikim patriotik në popull jeni munduar t’i izoloni në familjet e veta, apo jo?

363. A është kjo punë e Serbisë?

364. SHIK-u i ka bërë këto punë, apo jo?

365. SHIK-u nuk është marrë kurrë me serbët, apo jo?

366. Ju jeni munduar me i përça familjet e forta, apo jo?

367. Ju pas luftës keni martuar disa komandantë si në kohën Serbisë, për t’i kontrolluar ma lehtë, apo jo?

368. Ju jeni munduar t’i fundosni personat e fortë që ishin kundër qëllimeve tuaja të fshehta, apo jo?

369. Ju si SHIK apo si PDK jeni munduar me çdo kusht të përulni Murat Rifat Jasharin, apo jo?

370. PDK-ja nuk e votoi Murat Rifat Jasharin në postin e Avokatit të Popullit, apo jo? Mund të na thoni arsyen?

371. Kjo punë a është bërë nga PDK-ja „patriotike“?

372. Ju bllokuat Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, që të qëndronte në FSK, apo jo?

373. Natyrisht, nuk bën të jetë djali i “terroristit“ në FSK, apo jo?

374. Ju mashtruat djemtë e ri si Bekimin dhe Lulin me disa punë, apo jo?

375. Ju u munduat me i kthye Bekimin dhe Lulin kundër Muratit, apo jo?

376. Ju i shtini familjet dhe vëllezërit njëri kundër tjetrit, apo jo?

377. Kush u nxit dhe interesi i kujt është kjo punë?

378. A jeni ju që shpallet Republikë në territor të Serbisë?

379. A është kjo arsye që flitet për rastin e dy Gjermanive?

380. Dy Gjermanit u bashkuan përsëri, apo jo?

381. Serbia dhe Kosova a do te bashkohen përsëri, ose janë të bashkuar por nuk i thatë popullit ?

382. Pse shpallja është bërë në Parlament?

383. Pse nuk është bërë shpallja me Referendum të Shtetit të Republikës së Kosovës dhe ndarja nga Serbia, pas tri vjetësh, sikundër deklaruat nga Rambujeja?

384. Pse nuk keni kërkuar ndarjen nga Serbia, siç bëri Mali i Zi?

385. A është bë kjo gjë me qëllim në Parlament, duke e vendos edhe në Kushtetutë se Kosova nuk do të bashkohet me asnjë shtet që e rrethon?

386. A është shumica e Parlamentit të Kosovës me njerëz të SHIK-ut dhe të UDB-ës?

387. A është Parlamenti i Kosovës që votoi Amendamentin për ta hequr autonomin në 1989?

388. A është ky Parlament i sotëm më i mirë se Parlamenti i 1989?

389. A është në këtë Parlament shoku i familjes së Milosheviqit, Behxhet Pacolli me AKR?

390. A është në këtë Parlament shefi KOS për Kosovë, Sabri Hamiti me shoqëri me LDK?

391. A janë në këtë Parlament xhelatet e UÇK-së, Xhavi Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi me nji pjesë të spiunëve të Kadri Veselit në PDK e kompani?

392. A është kështu, apo jo?

393. A është e vërtetë se kjo qeveri është ardhë në pushtet me hajni?

394. A është e vërtetë se 70% e popullit nuk ka votuar?

395. A është logjike që kjo qeveri të jetë legjitime e cila vjen me hajni dhe me 30% të votuesve? A për këtë « demokraci » u luftua në Kosovë, ku pakica të sundoi shumicën ? Pse e bëtë në këtë formë ligjin e zgjedhjeve ti Xhavit dhe ti Jakup që drejtoni Parlamentin?

396. A është legjitime të vendosë kjo qeveri e 30 përqindëshit për shumicën shqiptare duke qeverisur me serbët?

397. A është mirë që agjentet e Serbisë bashkë me serbët të qeverisin shumicën shqiptare?

398. A janë kokat e partive politike të Kosovës agjentë të Serbisë LDK, PDK, AKR dhe satelitët e tyre?

399. A janë në gjendje këta politikanët të pranojnë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, mbasi arrestohen e likuidohen patriotët deri sipas planeve në 2020, për të hyrë në BE ?

400. Plani i Ahtisarit a ishte plani për kantonizim i Çoviqit?

401. Pse planet bëhen në Beograd dhe i shërbehen popullit shqiptar si plane ndërkombëtare ?

402. Plani i Çoviqit a e pamundëson fleksibilitetin e ekonomisë së Kosovës?

403. Plani i Çoviqit i garanton popullsisë prej 2% të Kosovës (serbëve) mbi 32% të territorit të Kosovës?

404. Plani i Çoviqit ua garanton ekonominë serbëve, e shqiptarëve jo?

405. Plani i Çoviqit a u garanton një grushti serbësh të Graçanicës zonën industriale të Prishtinës?

406. A do të thotë kjo se firmat Kompanitë shqiptare do t’ia paguajnë taksat komunës së Graçanicës?

407. A do të thotë kjo se serbët e Graçanicës do të jetojnë më mirë se në perëndim, apo jo?

408. A është e vërtetë se Graçanica ka me shumë territor se Prishtina me gjysmë milioni banorë?

409. A është e njëjta gjë në Prizren dhe në komunat e tjera?

410. A është e vërtetë se kur është krijuar Kushtetuta e re e Serbisë ishte prezent përfaqësuesi i Bese Javier Solana?

411. A është e vërtetë se BE ka ndihmuar në redaktimin e Kushtetutës së Serbisë pas ndarjes së Malit të Zi?

412. A është e vërtetë se në Kushtetutë të Serbisë Kosova është pjesë e saj?

413. A është e vërtetë se për Kushtetutën e Kosovës është punuar në Beograd mes qeveris serbe dhe BE?

414. A është e vërtetë se keni krijuar një komision përpilues të Kushtetutës së Kosovës për të mashtruar popullin e Kosovës?

415. A është e vërtetë se keni thënë, ndërkombëtarët nuk po pranojnë shumë gjëra?

416. A është e vërtetë se kjo Kushtetutë e Kosovës definitivisht është krijuar në Beograd?

417. A është e vërtetë se flamuri i Kosovës është ideuar në Beograd?

418. A është e vërtetë, për të mashtruar popullin keni organizuar kinse një tender për këtë flamur të zgjedhur në Beograd?

419. A është vërtetë se jeni munduar t’i ikni përgjegjësisë së zgjedhjes flamurit?

420. A e keni dëgjuar ndonjë herë në jetë se flamuri zgjidhet me tender?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat