Ministri gjerman e paralajmëron Kurtin për çështjen e kufijve

Aktuale

Ministri gjerman e paralajmëron Kurtin për çështjen e kufijve

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:41
Heiko Maas

Për të tretën ditë ndodhet në Shqipëri.

Në prononcimet që po i bën nga atje, njeriu që sipas gjasave do jetë Kryeministri i ri i Kosovës, flet për bashkimin e vendit që po viziton me atë ku do të merr pushtetin.

Albin Kurti, thotë se kushtetuta e Kosovës nuk e lejon bashkimin e shtetit me ndonjë tjetër.

Por, sipas tij me vullnet politik e dëshirën e popullit duhet sjellë së pari Ligji për Referendum, e një ditë të ndryshohet edhe Kushtetuta , ashtu që Kosova e Shqipëria si dy shtete të të njëjtit komb të mund të integrohen e bashkohen.

Kësij deklarata kanë marrë vëmendjen e qendrave botërore.

Nga Berlini, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë  Heiko Maas i reagoi rreptë Kurtit.

“Se çfarë reagimesh do të ketë nga Brukseli zyrtar, unë nuk mund të gjykoj. Por, Gjermania e ka thënë qartë edhe në të kaluarën. Diskutimet për ndryshim kufijsh apo demarkime të ndryshme, i konsiderojmë krejt të pa dobishme. Kjo është linja që ne e përcjellim dhe e përkrahim. Qeveria e re në Prishtinë, duhet intensivisht të merret me  zgjidhjen e çështjeve që presin zgjidhje. Kjo për të ndjekur perspektivën evropiane të vendit. Këtë gjë, do ta themi edhe njëherë  sapo që Qeveria e re Kosovës të formohet dhe ne të vendosim kontakt me ta”, tha Maas.

Shefi i diplomacicë gjermane këtë deklaratë e dha gjatë konferencës së përbashkët me homologun nga Serbia, Nikola Selakovic.

Ky i fundit thotë se duhet një marrëveshje Prishtinë –Beograd mbi bazën e Kompromisit ku asnjëra palë nuk humb apo fiton gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat