Agim Veliu deputet, Arban Abrashi jashtë!

Aktuale

Agim Veliu deputet, Arban Abrashi jashtë!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:23
Arban Abrashi dhe Agim Veliu

Ehat Miftaraj nga shoqëria civile ka bërë një shkrim epik në lidhje me hyrjen në Kuvend të Agim Veliut nga LDK dhe mos arritjen për të siguruar një ulëse në këtë legjislaturë, Arban Abrashi.

Miftaraj ka pyetur nëse ka ndonjë mendje ndritur në këtë univers që mund ta shpjegojë të gjithë këtë.

Në fund të statusit të tij në Facebook, tregon se ka nevojë për përgjigjje, në të kundërtën do të mbes pagjumë në këtë realitet të ri.

"Agim Veliu deputet, Arban Abrashi jashtë! A ka ndonjë mendje e ndritur në këtë univers që e shpjegon këtë? Kam nevojë për një përgjigje, përndryshe netët pa gjumë do të jenë pjesë përbërëse e realitetit tim të ri", ka shkruar ai.

Kujtojmë se në këto zgjedhje ka pasur dallime rrënjësore të për emrat e deputetëve që do jenë në Kuvend. Shumë emra të vjetër kanë mbetur jashtë e shumë të rinj do të ulën për herë të parë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat