7 të vdekur me Covid-19

Aktuale

7 të vdekur me Covid-19

Nga: N.Sh. Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë shtatë persona nga infektimi me Covid-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat