Publikohet foto e rrallë e varrit të Adem Jasharit në vitin 2000

Aktuale

Publikohet foto e rrallë e varrit të Adem Jasharit në vitin 2000

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:41
Varri i Adem Jasharit në vitin 2000

Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe Jasharëve të tjerë.

Kjo familje heroike sot u kujtua nga shumë shokë, bashkëluftëtarë të Adem Jasharit e edhe nga shumë qytetarë të vendit.

Një foto e rrallë e varrit të Adem Jasharit u publikua sot nga ish drejtoresha e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Drita Kadriu në llogarinë e saj në Facebook.

Aty shihet varri i Adem Jasharit në vitin 2000 kur ishin bërë homazhe nga një grup i grave të Mitrovicës.

“Homazhet e grave të Mitrovicës, te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, në vitin 2000. Nëna ime me shoqe”, ka shkruar Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat