Haxholli: Kosova duhet të jetë gati të përballet me dialogun

Aktuale

Haxholli: Kosova duhet të jetë gati të përballet me dialogun

Më: 5 mars 2021 Në ora: 22:59
Violeta Haxholli

Violeta Haxholli nga KDI ka folur rreth temës së dialogut.

Haxholli komentoi lëvizjet më të mira që sipas saj duhet t’i bëjë cilado qeveri e Kosovës, duke vënë fokusin te rëndësia e integrimit ndërkombëtar.

Tutje ajo tha se momentalisht është e vështirë të dihet nëse qeveria mund të bie për shkak të dialogut, pasi kjo varet nga numrat në kuvend.

“Se a mund të bie Qeveria për shkak të Dialogut, nuk mund ta dim në këtë përiudh, kjo është cështje e numrave në Kuvend, por ajo cka mund të themi me siguri është se dialogu vazhdon të jetë një temë në intersit strategjik ndërkombëtar, BE dhe SHBA dhe derisa nuk garantohet në Ballkan një stabilitet i qëndrueshëm as ata nuk do të ndalen duke na kërkuar të përiqemi të arrijmë një marrëveshje me Serbinë, prandaj Kuvendin, Presidentin dhe Kryeministrin e ri e pret tema e dialogut në tavolinë sapo të fillojnë punën. Prandaj unë konsideroj se në këtë situatë, duke pasur për qëllim për ta ruajtur stabilitetin, Kosova duhet të jetë gati që të përballet me sfiden e Dialogut, nuk duhet me që të gjendemi në pozitën ku jemi palë e papërgaditur, dhe pastaj në dialog vin propozime nga palet e tjera apo ndërmjetësin e dialogut”, tha ndër të tjera Haxholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat