Kjo është mosha e 6 viktimave të Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Kjo është mosha e 6 viktimave të Covid-19 në Kosovë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Në mesin e tyre është edhe një 46-vjeçar nga Podujeva.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Po ashtu njoftohet edhe për 592 raste të reja me koronavirus dhe 291 të shëruar.

IKSHPK apelon të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat