PZAP sot jep detaje për të gjitha ankesat

Aktuale

PZAP sot jep detaje për të gjitha ankesat

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:45
PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se brenda afatit ligjor prej 72 orëve, do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputetë të subjekteve politike, kundër ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt.

PZAP-i thotë se për përfundimin e vendimmarrjes lidhur me këto apele, sot rreth orës 13:00 do t’i njoftojë mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it.

“Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë.

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat