Josep Borell: Është koha ta përmbyllim dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Josep Borell: Është koha ta përmbyllim dialogun Kosovë-Serbi

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:53
Josep Borell

Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borell ka thënë se ka ardhur koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë.

Borell përmes Twitterit ka shkruar se takimi i parë i palëve ka ndodhur para 10 vjetëve dhe BE është duke punuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit.

“10 vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin.

BE’ja është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hap rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat