Haradinaj ‘harron’ humbjen e 14 shkurtit, ja çka po përgatit tani

Aktuale

Haradinaj ‘harron’ humbjen e 14 shkurtit, ja çka po përgatit tani

Nga: A.Morina Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:48
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, siç duket e ka lënë pas humbjen në zgjedhjet parlamentare.

Kandidati për president të vendit tani ka filluar mobilizimin për zgjedhjet lokale. Haradinaj mbajti takim me me kryetarin e AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj.

“AAK do të jetë më e përgatitur se asnjëherë më parë për zgjedhjet komunale në vjeshtë. Gjatë qeverisjes sonë kemi bërë shumë për kryeqytetin, andaj faqebardhë do e kërkojmë besimin e tyre”, shkroi Haradinaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Bashkëbisedim me kryetarin e Aleancës në Prishtinë, z. Brahim Mehmetaj.

AAK do të jetë më e përgatitur se asnjëherë më parë për zgjedhjet komunale në vjeshtë.

Gjatë qeverisjes sonë kemi bërë shumë për kryeqytetin, andaj faqebardhë do e kërkojmë besimin e tyre.

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat