'Dorëheqja e Haradinaj-Stubllës nuk garanton shfajësim'

Aktuale

'Dorëheqja e Haradinaj-Stubllës nuk garanton shfajësim'

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:26
Meliza Haradinaj-Stublla

Opinionistja, Jehona Lushaku, e ka cilësuar si akt të mirëpritur dorëheqjen e Meliza Haradinajt nga pozita e ushtrueses së detyrës së Ministres  së Jashtme.

Megjithatë, ajo u shpreh se kjo nuk garanton asnjë shfajësim.

“Duhet të ketë një proces gjyqësor që e vërteta të del në shesh. Ky është shndërruar në fenomen se ka pasur ankesa të kandidatëve edhe më parë dhe janë ngritur raste, si dhe ka pasur edhe dënime kur komisionerët vërtetë i kanë keqpërdorur shënimet e votave”.

“Është e rëndësishme që të çohet mesazhi që komisionerët të mos guxojnë t’i keqpërdorin pozitat në numërimin e votave të kandidatëve. Duhet të krijohen mekanizma për të kontrolluar komisionarët”.

“Problemi qëndron brenda subjekteve politike, por shteti duhet të krijoje mekanizma për të garantuar votën”.

“Nuk ka qenë e organizuar si parti, por individë brenda partive që i kanë krijuar rrjetet e veta dhe kanë tentuar t’i keqpërdorin votat, kështu që lidershipet duhet të distancohen dhe të dënohen këta persona”.

Lushaku u deklarua se digjitalizimi i procesit të zgjedhjeve do të ishte zgjidhja më e mirë, ose të numërohen votat e të gjithë kandidatëve në prezencë të të gjithë komisionerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat