Pas reshjeve të borës, policia del me apel për qytetarët

Aktuale

Pas reshjeve të borës, policia del me apel për qytetarët

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët, në veçanti te shoferët që të kenë kujdes të shtuar e të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Po ashtu policia bënë thirrje për mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat