Kërkesa e Bekë Berishës e bërë tri vite më parë, lidhet me rinumërimin e votave

Aktuale

Kërkesa e Bekë Berishës e bërë tri vite më parë, lidhet me rinumërimin e votave

Më: 10 mars 2021 Në ora: 20:05
Bekë Berisha

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar disa herë radhazi rinumërim të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Anipse ky i fundit ka arritur të jetë njëri nga deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, përsëri ka kërkuar rinumërim, pasi që sipas tij duhet të dihet gjithçka dhe të jetë një rezultat i arritur nga votat e vërteta të qytetarëve.

Por një kërkesë të tillë i njëjti e kishte bërë vite më parë.

Ai pati kërkuar që të angazhohet një grup nga Australia që do të numëronte të gjitha votat.

Ai tha se ëndërron për ditën kur në Parlament do të ketë njerëz të zgjedhur me votën e popullit, e jo të komisionerëve.

Ai tha se dëshiron rinumërim total të votave dhe se këtë gjë e kërkoi vite më parë dhe këtë e kërkon përsëri tani.

Ndryshe duhet përkujtuar që ditë më parë është publikuar një video-incizim në të cilën bëhet e ditur se si janë manipuluar votat, e ku dyshohet se bashkëshorti i Meliza Haradinaj-Stubllës ka manipuluar me komisionerë për t’i rritur votat e kësaj të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat