Gashi për ‘Shtëpinë e Verdhë’: U njollos i gjithë kombi shqiptar

Aktuale

Gashi për ‘Shtëpinë e Verdhë’: U njollos i gjithë kombi shqiptar

Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:58
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka folur pasi ka marrë autorizimin e pronarit të të ashtuqajturës “Shtëpia e Verdhë” Mersin Katuçi, për të përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zviceran Dick Marty.

Gashi thotë se në këtë shtëpi kanë jetuar 20 anëtarë të familjes Katuçi, mirëpo pas presionit që iu bë kësaj familjeje për 15 vjet, pjesa më e madhe e familjes u detyruan të shpërngulen jashtë Shqipërisë.

Ai thotë se në këtë shtëpi jetojnë vetëm dy kryefamiljarët, pasi anëtarëve të tjerë iu bë e pamundshme jetesa në atë shtëpi.

Gashi tha se Dick Marty e mashtroi dhe e vuri në lajthim Këshillin e Evropës duke pretenduar se pjesëtarë të UÇK-se gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës, në shtëpinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civilë, shqiptarë, serbë, romë, në mënyrë të kundërligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrarë, dhe u kishin hequr organet trupore për trafikim ndërkombëtar.

Ai thotë se pas kësaj, u njollos i gjithë kombi shqiptar, po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës.

“Shteti shqiptar s’ka bo kurgjo hiq, qashtu qysh s’ka bo as shteti i Kosovës”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat