Nesër mblidhet Komiteti për pandeminë

Aktuale

Nesër mblidhet Komiteti për pandeminë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:40
Nesër mblidhet Komiteti për pandeminë

Nesër do të mblidhet Komiteti për pandeminë dhe ky takim vjen si pasojë e rritjes së madhe të rasteve aktive me COVID-19 ditët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 632 raste të reja me koronavirus nga 3621 të testuar dhe gjithashtu janë raportuar 8 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç).”, thotë raporti i IKSHPK-së.

Kjo ka bërë që nesër të mbahet takimi i radhës i Komitetit për pandeminë.

“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftimin për media.

Aktualisht në Kosovë janë 10,318 raste aktive me koronavirus dhe 1682 të vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste.

Që nga fillimi i pandemisë numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat