Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael, Selmanaj: Asnjë e keqe Kosovës kurrë nuk i ka ardhur nga SHBA-ja

Aktuale

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael, Selmanaj: Asnjë e keqe Kosovës kurrë nuk i ka ardhur nga SHBA-ja

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:01
Driton Selmanaj

Sot edhe zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael.

Lidhur me këtë ka folur zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Driton Selmanaj.

Selmanaj tha se asnjë e keqe Kosovës nuk do t’i vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E rëndësishme është që çdo pikë dhe çdo presje e asaj marrëveshje të jetësohet. Asnjë e keqe kurrë nuk i ka ardhur Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë qasje duhet ta kenë të gjithë. Ajo marrëveshje duhet të respektohet. Është për të mirën e Kosovës. Dhe mendoj që marrëveshja e tjetër që do të vijë po në Washington, do të përfundojë me njohje reciproke”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat