Jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, emrat e rinj do të ju befasojnë

Aktuale

Jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, emrat e rinj do të ju befasojnë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:51
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës të dielen mbajti Kuvendin  e ri për zgjedhjen e kryetarit.

Lumir Abdixhiku mori shumicën e votave të delagtëve duke u bërë kështu lideri i  subjektit më të vjetër politikë në Kosovë.

Po në këtë kuvend u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm.

Nga anëtarët e rinj që bie në sy, është emri i avokatit, njëherit këshilltarit të Isa Mustafës, Besnik Berisha.

Për të vazhduar me mikun e ngushtë të Lumir Abdixhikut, Alban Zogaj.

I ri si anëtar është edhe Altin Kika, djali i ish deputetit Agim Kika, njeherit asistent i Avdulla Hotit në kryeministri.

Pjesë e KP të LDK-së tani do të jetë edhe Arbër Ismaili, nënkryetar i Gjilanit.

Jashtë këtij këshilli kanë mbetur disa nga figurat e vjetra të LDK-së, përfshirë Fatmir Sejdiun, Skender Hysenin, Naser Rugova e Melihate Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat