“Hashim Thaçi e ka një plan për Osmanin, Haradinaj e Abdixhiku nuk duhet të bëhen lodër në duart e tij”

Aktuale

“Hashim Thaçi e ka një plan për Osmanin, Haradinaj e Abdixhiku nuk duhet të bëhen lodër në duart e tij”

Nga: G.B Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:10
Hashim Thaçi

Profesori universitar Enver Bytyçi, ka thënë se LDK dhe AAK duhet ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku nuk duhet të bëhen lodër në duart e Hashim Thaçit e Isa Mustafës, edhe nëse Enver Hoxhaj nuk mund të dalë nga rreshti dhe duhet të zbatojë urdhrat e shefit të tij në Hagë, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka thënë se qëllimi i Thaçit është që Osmani të mos zgjidhet presidente dhe në këtë rast ata do të realizojnë dy objektiva, që ta dërgojnë vendin në zgjedhje dhe më pas kur Abdixhiku dhe Hoxhaj të thellonin humbjen, do të thoshin se "ne ishim më të suksesshmit e më të mirët"!

“Të gjithë skenarët që bllokojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente çojnë në përpjekjet për ta rehabilituar moralisht e politikisht Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Hashim Thaçi e ka një plan!

Ramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku nuk duhet të bëhen lodër në duart e Hashim Thaçit e Isa Mustafës! Nëse Enver Hoxhaj nuk mund të dalë nga rreshti dhe detyrohet të zbatojë urdhrat e shefit të tij në Hagë, këtë nuk duhet ta bëjnë kreu i LDK-së dhe ai i AAK-së. Haradinaj e ka më të lehtë. Abdixhiku pak më të vështirë, se i duhet të përballojë presionin e Isa Mustafës dhe Agim Veliut. Por vendimi është në duart e tij.

Këta duhet ta përkrahin e madje ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente të vendit. Qëllimi i Thaçit dhe Isës është e do të jetë që Vjosa të mos zgjidhet presidente. Në këtë rast ata do të realizojnë dy objektiva: Hakmerren ndaj Vjosës dhe e çojnë vendin në zgjedhje të reja. Duke e çuar vendin në zgjedhje të reja do të përpiqen të krijojnë idenë se "Ata ishin faktor stabiliteti në Kosovë"! Më pas, pas zgjedhjeve, kur Abdixhiku dhe Hoxhaj të thellonin humbjen, do të thoshin se "ne ishim më të suksesshmit e më të mirët"!

Të gjithë skenarët që bllokojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente çojnë në përpjekjet për ta rehabilituar moralisht e politikisht Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën. Ata mbështesin edhe sot njëri-tjetrin! Mos e harroni këtë. Viktima e bashkëpunimit të tyre nuk është vetëm Vjosa, por edhe kryetarët në krye të partive përkatëse, para së gjithash, Kosova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat