Gani Koci intervistohet nga Specialja: Vjen reagimi nga gruaja e tij – po shkoj me luftu me çliru këtë Kosovë...

Aktuale

Gani Koci intervistohet nga Specialja: Vjen reagimi nga gruaja e tij – po shkoj me luftu me çliru këtë Kosovë...

Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:10
Gani Koci

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Koci, është duke u intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një reagimi gruaja e tij Sanije Rexhepi Koci.

“Nuk e di pse sot mu kujtu dita kur u nis dhe shkoi në Drenicë, Gani Koci kur iu bashkangjit UÇK-së me tha mos u merzit, bëhu e fort se nuk po shkoj me vdek, po shkoj me luftu me çliru këtë Kosovë nga shkau dhe Serbia dhe me gëzu Lirinë e Kosovës. Sot kur e percollla te dera më tha: Gru po shkoj si Çlirimtar që ta mbroj luftën e pastër të UÇK”.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie po intervistohet ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat