Ditë të zeza për Agim Veliun e Haki Rugovën

Aktuale

Ditë të zeza për Agim Veliun e Haki Rugovën

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:50
Agim Veliu

Ish-kryetari i Podujevës Agim Veliu dhe kryetari aktual i Istogut, Haki Rugova nuk do të jenë nënkryetarë të LDK-së.

Veliu e Rugova që ishin nënkryetarë të partisë për një kohë të gjatë, nuk do të jenë më në këto pozita.

Me propozim të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm, nënkryetarë të rinj të LDK-së janë zgjedhur Anton Quni, Gazmend Muhaxheri e  Shqipe Mjekiqi.

Kuvendi i Përgjithshëm ka zgjedhur edhe kryesinë e re, emrat e të cilëve do të publikohen sot gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat