Rugova i ashpër me Abdixhikun: Po eksperimenton me LDK-në

Aktuale

Rugova i ashpër me Abdixhikun: Po eksperimenton me LDK-në

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:25
Naser Rugova

Anëtari i LDK-së dhe ish-deputeti, Naser Rugova thotë se logjika dhe filozofia e partisë ORA dhe FER janë refuzuar nga elektorati i Kosovës.

Por sipas tij kjo “formulë e dështuar politike” po reciklohet në majat e LDK-së.

Ai pyet se çka është ky eksperiment me LDK-në që po e bën kryetari i ri.

Postimi i tij i plotë:

Partia reformiste ORA, logjika dhe filozofia e saj politike e bazuar mbi idenë e supremacisë së elitave të rrejshme, është refuzuar nga elektorati i Kosovës. E njëjta ka ndodhur edhe me nënproduktin e saj FER të krijuar më vonë. Pse kjo formulë e dështuar politike duhet të reciklohet në majat e LDK-së, si parti tradicionale dhe themeltare e shtetit të Kosovës? Çka është ky eksperiment me LDK-në që po e bën Kryetari i ri? Ku duam të shkojmë kështu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat