Zyrtare: Qeveria Kurti votohet sot pasdite

Aktuale

Zyrtare: Qeveria Kurti votohet sot pasdite

Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:39
Qeveria Kurti 1

(E plotësuar 10:15) -​ Qeveria e re pritet të formohet pasdite

Krahas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, gjatë pasdites sotme pritet të formohet edhe qeveria e re.

Kp mëson se posa të merr detyrën si kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, njëherësh të bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit do ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër të vendit.

Ky bashkë me kabinetin e tij qeveritar do të tentojë ta marrë votat e nevojshme në Kuvend dhe të betohet para të zgjedhurve të popullit.

***

Zyrtari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Taulant Kryeziu ka konfirmuar se, pas konstituimit të Kuvendit, pritet të formohet edhe Qeveria Kurti 2.

“Përuljen më të thellë për zgjedhësit që i bënë privilegjin e jashtëzakonshëm Albinit duke e ngjitur në karrigen e Kryeministrit me kaq shumë mbështetje, por edhe me po aq shumë pritje karshi tij”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot do të votohet qeveria që e deshti dhe e votoi masivisht populli. Kryeministrit Kurti duhet t’i urojmë suksese në punën e vështirë që e pret dhe t’i japim përkrahjen maksimale dhe sugjerime konstruktive aty ku duhet. Unë besoj në integritetin dhe përkushtimin e tij për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen por edhe vendin. Përuljen më të thellë për zgjedhësit që i bënë privilegjin e jashtëzakonshëm Albinit duke e ngjitur në karrigen e Kryeministrit me kaq shumë mbështetje por edhe me po aq shumë pritje karshi tij. Duhet nënvizuar fort se ndryshimi nuk do të vijë as brenda një nate, as brenda një viti, por puna e qeverisë e projektuar në programin tonë që kemi punuar me aq shumë pasion, do të kërkojë qe edhe ekipi qeveritar të jenë të përafërt në atë që përfaqëson Kurti.

Suksese!

***

Seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2 do të thirret pak orë pasi që të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri partitë tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të emërohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se e propozojnë në këtë pozitë Kujtim Shalën.

Shala e kishte mbajtur këtë post edhe në legjislaturën e kaluar.

“Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së do të jetë Arben Gashi, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit”, ka njoftuar gjatë vikendit kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Pas seancës së parë të legjislaturës së re, do të thirret edhe seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2.

Kjo javë pra pritet të jetë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Gjatë javës është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin.

Deri më tani, disa persona dihet se do të emërohen në krye të dikastereve qeveritare.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit kanë marrë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 50,28% të votave, duke u radhitur në vend të parë.

Në vend të dytë ka dalë PDK-ja me gjithsej 17,09%, ndërsa, LDK-ja ka dalë si parti e tretë me 12,73% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat