Flamuri kombëtar vendoset tek ulësja e Glauk Konjufcës

Aktuale

Flamuri kombëtar vendoset tek ulësja e Glauk Konjufcës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:52
Glauk Konjufca

Tashmë janë betuar 114 deputetët e rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu në seancë deputetët kanë zgjedhur Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit.

Me 69 vota për, deputetët e zgjodhën Konjufcën si kryeparlamentari i ri.

Pak para betimit të deputetëve të rinj, pranë ulëses së Glauk Konjufcës tashmë kryetarit të Kuvendit të Kosovës është vendosur flamuri kombëtar.

Flamuri u vendos nga vet deputetët e Vetëvendosjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat